Zelensky

Amerika i ka kërkuar Ukrainës ë tregojë vullnet dhe shenja hapjeje për nisjen e bisedimeve për paqe me Rusinë

Duket se nuk do të ketë më të ndalur presioni i Shtëpisë së Bardhë ndaj presidentit Vladimir Zelenskit të cilit Amerika ia ka dhënë dorën, ndërsa ai i kërkon tërë krahun. Shtetet e Bashkuara mësohet t’i kenë kërkuar presidentit ukrainas të tregojë vullnet dhe shenja hapjeje për nisjen e bisedimeve për paqe me Rusinë në vend që t’i refuzojë negociatat për sa kohë që presidentit Vladimir Putin të jetë në detyrë. Lajmi bëhet me dije nga “Washington Post”, e cila citon disa burime zyrtare anonime në lidhje me këtë çështje. Ky presion i ShBA-së vjen disa ditë pas irritimit të Joe Bidenit pas kërkesave të vazhdueshme nga ana e Zelenskyt për më shumë ndihma ushtarake. Në artikullin e gazetës amerikane gjithashtu shkruhet se propozimi i administratës Biden nuk ka si objektiv që të shtyjë Kievin të negociojë, por që t’i garantojë Ukrainës mbështetjen e vendeve të tjera, qeveritë e të cilave janë të kujdesshme në financimin e një konflikti afatgjatë.

Kontrolloni gjithashtu

Ish-ministrja e Mbrojtjes e Maqedonisë së Veriut, Radmilla Shekerinska, është emëruar të martën zëvendëssekretare e Përgjithshme e NATO-s, njoftoi aleanca ushtarake. NATO-ja tha se shefi i aleancës, Mark Rutte, vendosi ta emërojë Shekerinskan si zëvendëssekretare të ardhshme. “Kam kënaqësinë të njoftoj emërim e Radmila Shekerinska si zëvendëssekretare të Përgjithshme. Ajo beson vërtet në NATO, e di punën që nevojitet për të qenë pjesë e aleancës, dhe çfarë do të thotë të jesh anëtar i plotë”, tha Rutte. Ajo do ta marrë zyrtarisht detyrën e re në fund të këtij viti, duke qenë se ka shërbyer në të kaluarën si zëvendësministre për Integrim Evropian dhe ministre e Mbrojtjes e Maqedonisë, përfshirë gjatë kohës kur vendi i saj iu bashkua aleancës së NATO-s më 2020. Shekerinska do ta zëvendësojë zëvendëssekretarin e Përgjithshëm në detyrë, Boris Ruge, i cili e mori këtë pozitë përkohësisht në fillim të vjeshtës, pasi zëvendëssekretari i atëhershëm, Mirçea Geoana njoftoi se do të garonte për president të Rumanisë.

NATO: Shqipëria dhe Kroacia aleatë kyç në dialogun Kosovë-Serbi mbetet prioritet

Zëvendëssekretarja e Përgjithshme e NATO-s, Radmila Shekerinska, ka komentuar takimin trilateral mes Kosova, Shqipëria dhe …