Vlora Çitaku

Vlora Çitaku: Nuk pajtohemi pothuajse në asgjë me kryeministrin Albin Kurti, por nuk duam që ai të dështojë në raport me Serbinë

Nënkryetarja e Partisë Demokratike të Kosovës, Vlora Çitaku, ka deklaruar se nuk pajtohet pothuajse asgjë me kryeministrin Albin Kurti, por nuk duam që ai të dështojë në raport me Serbinë. Sipas saj, përveç komunikimit të nevojshëm midis qeverisë dhe opozitës, nevojitet edhe koordinimi me aleatët ndërkombëtarë. “Pa aleat e pa miq është e vështirë”, ka thënë ajo. Kosova është atdheu ynë i përbashkët. E Kosova sot po kalon ditët më të rënda që nga shpallja e pavarësisë. Me Albin Kurtin nuk pajtohemi pothuajse për asgjë. Madje nuk pajtohemi as me menaxhimin e situatës këto ditët e fundit. Megjithatë, për ne, si parti politike shtetndërtuese, Kosova vjen para kalkulimeve të ngushta elektorale. Në raport me Serbinë, ne nuk duam që kryeministri i Kosovës të dështojë. Çitaku, po ashtu, ka thënë se ‘ne duam që me kryeministrin Kurti të debatojmë për krizën energjetike, për rritjen e çmimeve, për ligjin e pagave e për shumë e shumë çështje tjera’. Në raport me politikën e jashtme, e posaçërisht në funksion të fuqizimit të Kosovës, Vlora Çitaku tha se “ne të gjithë duhet të synojmë pajtimin. Nuk duhet t’i replikojmë modelet e kaluara të opozitës, tha ajo.

Kontrolloni gjithashtu

Kryetari i Hanit të Elezit, Rufki Suma thotë se ai nuk do të mbështes asnjë subjekt politik në këto zgjedhje

Ish-Kryetari Rufki Suma reagon ndaj vulës provokuese të Noterisë në Han të Elezit

Është publikuar një informacion shqetësues, sipas të cilit në zyrën e Noterisë në Han të …