​Besnik Tahiri

Shefi i grupit parlamentar të AAK-së, Besnik Tahiri, kritikoi deputetët për mungesë serioziteti pas zhvillimeve në veri të vendit

Shefi i grupit parlamentar të AAK-së, Besnik Tahiri, ka kritikuar  deputetë për,  joseriozitet pas zhvillimeve në veri të vendit. Tahiri i ka bërë thirrje qeverisë që të merren masa urgjente për situatën në veri të Kosovës.  Si deputetë nuk jemi seriozë. Nuk jemi duke e trajtuar gjendjen e jashtëzakonshme me asnjë seriozitet. Për AAK-në, nevoja për masa urgjente është të merret për sigurinë në vend. Sot kryeministri do duhej të raportojë këtu për partneritetin me ShBA-në. Kam një pyetje për deputetët e LV-së: A është dashtë kryeministri Kurti të vjen në Kuvend dhe të na tregojë se si është situata në veri të Kosovës? Unë jam i habitur me qasjen e Kurtit”,  ka thënë Tahiri. Ai ka folur edhe për krizën energjetike ku ka fajësuar qeverinë për gjendjen në këtë sektor. Veprimet e qeverisë Kurti në lidhje me këtë çështje janë simbolike, tha Besnik Tahiri.

Kontrolloni gjithashtu

OVLUÇK ka njoftuar se ka interesim të madh për të marr pjesë në protestë në Hagë

Organizata e Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës ka njoftuar se ka interesim …