Ramush Haradinaj

Haradinaj: U largova nga takimi, sepse Kurti na mbante ligjërata e nuk sqaronte përse i ka prishur raportet me Amerikën

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj ka lëshuar sot takimin me kryeministrin Albin Kurti dhe liderët e opozitës. Haradinaj ka thënë se është detyruar ta lëshojë takimin, pasi Kurti nuk sqaronte se pse prishi raportet me Amerikën dhe pse nuk po realizon kërkesat e tyre. Edhe pse isha pjesë e takimit me kryeministrin Kurti, u detyrova ta lëshoj takimin, sepse Kurti mbante ligjërata e nuk na sqaronte se përse ka prishur raportet me Amerikën dhe përse nuk po kthehej që të realizojë kërkesën e tyre. Është e papranueshme që në raste kaq të ndjeshme të prishen raportet me aleatin kryesor të sigurisë. Ka saktësuar Ramush Haradinaj.

Kontrolloni gjithashtu

Ilir Kulla

Ilir Kulla: Dronët amerikanë, lajm i mirë për Kosovën përballë fuqisë militariste të Serbisë

Eksperti i gjeopolitikës dhe sigurisë, Ilir Kulla, ka vlerësuar si lajm të mirë ardhjen e …