Mbahet konsultimi publik për projekt Rregulloren për Taksën Komunale në Ferizaj

Kryesuesi i Kuvendit të Komunës së Ferizajt, Xhavit Zariqi, i shoqëruar nga drejtori i Drejtorisë të Administratës së Përgjithshme Besnik Berisha, drejtoresha e Kulturës, Rinisë dhe Sportit Xhemile Murati-Shabani dhe drejtori i Drejtorisë së Shëndetësisë Dr. Kemajl Emini, kanë mbajtur konsultimin publik për projekt Rregulloren e Taksës Komunale. Ne hapjen e këtij konsultimi publik, kryesuesi Zariqi, ka thënë se vendimi për daljen në konsultim me publikun për këtë Rregullore është marrë në mbledhjen e Kuvendit të Komunës së Ferizajt. Qytetarët e pranishëm që ishin në sallë, nuk patën ndonjë diskutim sa i përket kësaj rregullore. Qytetarët vërejtjet dhe sugjerimet e tyre mund ti përcjellin edhe në adresën elektronike të komunës: [email protected].

May be an image of 7 people and indoor

Kontrolloni gjithashtu

1 maj 1990 – Kuvendi i Pajtimit te “Verrat e Llukës”

34 vite më parë, me 1 maj 1990 u mbajt Kuvendi Gjithëkombëtar i Pajtimit të …