Në Llaushë është bërë zbulimi i lapidarit të dëshmorit të kombit, Sadik Haziraj

Me një ceremoni të organizuar nën patronatin e kryetarit të Komunës së Skenderajt, në prani të një numri të madh të qytetarëve, udhëheqjes së Komunës, kryetarit Fadil Nura, nënkryetarit Sami Lushtaku, deputetë të Parlamentit të Kosovës, ish-komandantë e gjeneralë të luftës çlirimtare, përfaqësues të shoqatave të dala nga lufta, familjet e dëshmorëve e invalidë, bashkëluftëtarë dhe të ftuar tjerë,  në Llaushë është bërë zbulimi i lapidarit të dëshmorit të kombit, Sadik Haziraj. Në fjalimin e tij, kryetari Nura, mes tjerash, ka thënë se kujtimi për dëshmorin e lirisë, nga sot bëhet i prekshëm, me zbulimin e veprës madhështore në nderim të luftëtarit Sadik Haziraj. “Ju si familjarë duhet të jeni krenarë që keni lindur, rritur dhe i falët tokës së Kosovës një burrë trim si Sadik Haziraj. Nipat dhe mbesat e dëshmorit do të ndihen krenarë për atë çfarë bëri gjyshi i tyre. Sakrifica e dëshmorit Sadik Haziraj dhe bashkëluftëtarëve të tij të gjallë e të rënë, u bë dritë në rrugën e errët që po kalonte populli ynë i përvuajtur”, është shprehur mes tjerash kryetari i Komunës së Skenderajt, Fadil Nura. Edhe nënkryetari Sami Lushtaku, gjeneral dhe ish-komandant i Zonës Operative të Drenicës, ka thënë se ky lapidar i bukur do t`i japë hijeshi këtij vendi e kësaj toke dhe do të jetë udhërrëfyes për brezat e ardhshëm, se për lirinë e Kosovës u sakrifikua shumë gjak, djersë e mund. Në fund të fjalimeve, lapidarin e kanë zbuluar nënkryetari Sami Lushtaku, komandanti i UÇK-së, Jetullah Geci, Kushtrim Haziraj, djalë i dëshmorit Sadik Haziraj dhe bashkëluftëtarë të tjerë.

May be an image of 5 people, people standing, monument and outdoors

Kontrolloni gjithashtu

Kryetari Aliu ka pritur në takim kolonelin Massimo Rosati

Kryetari i komunës së Ferizajt z. Agim Aliu ka pritur në takim komandantin e ri …