Në Palestrën “Ilaz Kodra” në Skenderaj ka nisur turneu memorial i karatesë kushtuar Komandantit Legjendar të UÇK-së, Adem Jashari

Në Palestrën e Qytetit “Ilaz Kodra” në Skenderaj ka nisur turneu memorial i karatesë kushtuar Komandantit Legjendar të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Adem Jashari, organizuar nga Federata e Karatesë së Kosovës në bashkëpunim me Komunën e Skenderajt, ku kanë marrë pjesë karateistë nga shtetet e Rajonit, ndërsa janë përcjellë nga një numër i madh i sportdashësve dhe qytetarëve të Skenderajt dhe më gjerë. Në këtë aktivitet kanë marrë pjesë kryetari i Komunës, Fadil Nura, nënkryetari Sami Lushtaku, drejtori për Kulturë, Rini dhe Sport, Alban Berisha, kryetari i Federatës së Karatesë së Kosovës, Avni Gashi, zyrtarë të tjerë të kësaj federate dhe të ftuar të tjerë. Kryetari Nura, në fjalën e tij para të pranishmëve, duke i uruar pjesëmarrësit në këto gara, ka thënë se është i lumtur që Skenderaj është nikoqir i organizimit të këtij aktiviteti, i cili lartëson figurën emblematike të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Komandantin Legjendar Adem Jashari. Kryetari i Federatës së Karatesë ka ndarë mirënjohje për ata që kanë kontribuar në organizimin e aktivitetit, në mesin e të cilëve edhe për kryetarin e Komunës, Fadil Nura. Turneu Memorial “Adem Jashari” është aktivitet tradicional i përvitshëm dhe mbahet për herë të dytë në qytetin e Skenderajt, ndërsa grumbullon rreth tij karateistë nga mbarë trevat shqiptare.

Mund të jetë një imazh i 5 persona dhe njerëz në këmbë

Kontrolloni gjithashtu

Komuna e Deçanit nënshkruan marrëveshje bashkëpunimi me kompaninë PMN Sh.P.K

Komuna e Deçanit ka nënshkruar marrëveshje bashkëpunimi me kompaninë PMN Sh.PK. “Nënshkruam kontratën me kompaninë …