Kryeministri, Kurti, në një intervistë për agjencinë e lajmeve austriake APA ka folur edhe për propozimin franko-gjerman lidhur me arritjen e një marrëveshjeje në mes të Kosovës dhe Serbisë. Ai ka thënë se është një bazë e mirë për dialog, pa hyrë në detaje të një propozimi të tillë. E mira e një propozimi të tillë është se bazohet në vlera dhe jo vetëm në zgjidhjen e problemeve siç ka qenë qasja e mëparshme, por ka theksuar se propozimi ka shumë mangësi, edhe pse është një pikënisje e mirë. Njohja reciproke nuk do të jetë e vetmja çështje, por ajo duhet të jetë pjesa qendrore, ka deklaruar kryeministri Kurti.
Radio Kosova e Lirë Radio-Kosova e Lirë, Radio e luftës çlirimtare, paqes dhe bashkimit kombëtar, Zëri i lirisë, besnikja e pavarësisë dhe e bashkimit të shqiptarëve.
