leoni

Ramush Haradinaj

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, e ka quajtur buxhet të varfërimit projektbuxhetin e paraparë për vitin 2023

Përkundër pozitës e cila thotë se  është “buxhet historik”,  kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj është shprehur se për herë të parë në historinë e Kosovës, kemi një buxhet më të vogël në krahasim me vitin paraprak. Në një postim Haradinaj ka përmendur disa çështje që sipas tij e vërtetojnë atë që e thotë ai. “Buxheti i paraparë në kufijt e shpenzimeve 3 miliardë e 212 milionë euro, nominalisht 10.8% më i madh sesa ai i vitit 2022, në fakt është për një të katërtën më i vogël. Nëse shumës së paraparë, ia zbresim 20% inflacion (sipas Bankës Botërore) dhe inflacionin prej 4.3% që qeveria e ka paraparë për vitin 2023, atëherë vlera reale e buxhetit bie në 2.5 miliardë, e që është 400 milionë euro më i vogël sesa buxheti i vitit 2022. Për të qenë më i qartë, qytetarët që marrin paga nga shteti, shërbyes civilë, pensionistë dhe të gjitha kategoritë e tjera, do të jenë për 25% më të varfër krahasuar me 2022, sepse me pagat e tyre do të blejnë 25% më pak mallra të konsumit”, ka shkruar Haradinaj.

Kontrolloni gjithashtu

Burim Ramadani

Burim Ramadani, paralajmëron krizë të thellë institucionale dhe buxhetore në Kosovë

Kosova po përballet me një krizë të thellë institucionale dhe politike, paralajmëron eksperti i sigurisë, …