Edhe një reciprocitet i Kurtit dhe i Bislimit me Serbinë, forcat e EULEX-it dhe të KFOR-it do të zgjerojnë protektoratin

Kryeministri Kurti, ka pranuar se zëvendësi i tij, Besnik Bislimi, është duke biseduar, në Bruksel, për çështjen e targave

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka pranuar se zëvendëskryeministri i Kosovës, Besnik Bislimi është në komunikim të vazhdueshëm me Brukselin për ta zgjidhur çështjen e targave. Në ditët në vijim do të shihet nëse do të kenë sukses negociatat e reja. Ai i ka bërë këto deklarata në Estoni, në një konferencë të përbashkët për media me kryeministren estoneze, Kaja Kallas. Janë 9 mijë vetura me targa ilegale serbe. Kjo është më pak se 10 për qind e veturave që i kanë serbët në Kosovë, kështu që është një pakice ekstreme e serbëve që janë duke refuzuar këto targa. Kemi pasur një dallim në qasje dhe sekuenca të zbatimit, duke nisur vetëm me qortim, ka thënë Kurti. Tensionet në mes të Kosovës dhe Serbisë janë rritur prej se Qeveria e Kosovës ka nisur më 1 nëntor zbatimin e planit të saj për riregjistrimin e makinave me targa të paligjshme serbe. Këto makina qarkullojnë kryesisht në veri të Kosovës, ku popullata shumicë është serbe dhe kontrollohet në masë të madhe nga Beogradi zyrtar. Si pasojë e tensioneve të rritura, serbët e veriut i kanë braktisur institucionet e Kosovës.

Kontrolloni gjithashtu

Miratohet në lexim të dytë Projektligji për Rimëkëmbjen Ekonomike në Komisionin për Buxhet dhe Transfere

Humbje e jashtëzakonshme në Trustin e Kursimeve Pensionale të Kosovës

Trusti i Kursimeve Pensionale të Kosovës ka pësuar humbje të jashtëzakonshme të mjeteve të kursyera. …