Mërgim Lushtaku: Serbia po mundohet të paraqitet neutrale dhe po tolerohet si nga BE-ja ashtu edhe nga Amerika

Mërgim Lushtaku: Buxheti i miratuar në lexim të parë, nuk është buxhet që zhvillon vendin ekonomikisht

Deputeti i PDK-së, Mërgim Lushtaku, ka konstatuar se buxheti i miratuar në lexim të parë nuk është buxhet që zhvillon vendin ekonomikisht. Ai shprehet skeptik sa i përket shpenzimit të buxhetit për vitin e ardhshëm, që në vlerë totale është 3 miliardë e 212 milionë euro. Qeveria në vitit 2022 nuk ka qenë e gatshme të realizojë buxhetin e vetë, e njësoj pritet të veprohet edhe më 2023. Lushtaku  dyshën edhe sa i përket zbatimit të Ligjit të Pagave, që pritet tash e sa të dërgohet në Kuvend. “E kemi pasur premtim nga Lëvizja Vetëvendosje se do të miratohet dhe implementohet ky ligj dhe si i tillë nuk u bë dhe nuk mendoj që as viti 2023 do të jetë vit i implementimit të Ligjit për Pagat” Një çështje tjetër që e ka komentuar ai ligji për çmimet tavan për produktet bazë për të cilin ka thënë se është kundërkushtetues.

Kontrolloni gjithashtu

Ali Ahmeti: Pres një verdikt të drejtë, lufta e UÇK-së ishte luftë për çlirimin e vendit

Lideri politik i shqiptarëve në Maqedoninë e Veriut, Ali Ahmeti, ka thënë se edhe ai, …