Mbi 2400 hektarë tokë dhe 590 banesa janë përmbytur në Shkodër gjatë natës për shkak reshjeve të dendura të shiut

Mbi 2400 hektarë tokë dhe 590 banesa janë përmbytur në Shkodër gjatë natës për shkak reshjeve të dendura të shiut

Mbi 2 mijë e 405 hektarë tokë dhe 590 banesa janë përmbytur në Shkodër gjatë natës së kaluar, për shkak reshjeve të dendura të shiut dhe shkarkimeve të hidrocentraleve. Autoritetet njoftojnë se hidrometri i Liqenit të Shkodrës në orën 08.00,shënoi kuotën 7.58 m, ndërsa hidrometri i lumit Drin shënoi kuotën 7.60m, nga  7.50 m që është maksimumi. Në njësinë administrative Ana e Malit, sipërfaqja e tokës bujqësore e përmbytur vlerësohet në 1000 Ha, kryesisht në fshatrat Obot, Muriqan, Oblikë Rruga e Obotit – Niveli i ujit mbi rrugë arrin rreth 70cm. Ujësjellësi Oblika 1,si pasojë e përmbytjeve është jashtë funksionit Në njësinë administrative Dajç, sipërfaqja e tokës bujqësore e përmbytur vlerësohet në 120 Ha, kryesisht në fshatrat Mushan, Shirq, Pentar. Rruga që lidh fshatrat Pentar- Ças ka presence uji ( nuk kalohet me mjete te ulëta). Bun ka depërtuar në Urrelat e Shirqit. (TCH)

Kontrolloni gjithashtu

Ramush Haradinaj

Ramush Haradinaj: Mospërfshirja e Kosovës në votimin e Këshillit të Ministrave, një dështim i madh

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka kritikuar ashpër kryeministrim Albin Kurti lidhur me mospërfshirjen e …