Nicholas Abbott: Vendimi i Kushtetueses të respektohet nga të gjithë, pa marrë parasysh se çfarë do të jetë ai

Nicholas Abbott shprehet i zhgënjyer për mosarritjen e një marrëveshjeje për çështjen e targave mes Kosovës e Serbisë

Ambasadori i Britanisë së Madhe në Kosovë, Nicholas Abbott është shprehur i zhgënjyer për mosarritjen e një marrëveshjeje për çështjen e targave të automjeteve, në takimin mes kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti dhe kryetarit serb, Aleksandar Vuçiq,  në Bruksel.  Është zhgënjyese që nuk është arritur asnjë marrëveshje. Situata aktuale paraqet rrezik për sigurinë dhe jetesën e njerëzve të zakonshëm në Kosovë dhe largon vëmendjen nga misioni i qeverisë për ta përmirësuar jetën e tyre. Të gjitha palët duhet t’i shmangin veprimet që mund të çojnë në një përshkallëzim të tensionit ose të shkaktojnë kërcënime për sigurinë”, shkroi Abbott.

Ai saktësoi se nevojitet urgjentisht të bëhet përparim drejt një marrëveshjeje normalizimi që do t’i shmangte mosmarrëveshjet për çështjet si targat.

Kontrolloni gjithashtu

Ish-ministrja e Mbrojtjes e Maqedonisë së Veriut, Radmilla Shekerinska, është emëruar të martën zëvendëssekretare e Përgjithshme e NATO-s, njoftoi aleanca ushtarake. NATO-ja tha se shefi i aleancës, Mark Rutte, vendosi ta emërojë Shekerinskan si zëvendëssekretare të ardhshme. “Kam kënaqësinë të njoftoj emërim e Radmila Shekerinska si zëvendëssekretare të Përgjithshme. Ajo beson vërtet në NATO, e di punën që nevojitet për të qenë pjesë e aleancës, dhe çfarë do të thotë të jesh anëtar i plotë”, tha Rutte. Ajo do ta marrë zyrtarisht detyrën e re në fund të këtij viti, duke qenë se ka shërbyer në të kaluarën si zëvendësministre për Integrim Evropian dhe ministre e Mbrojtjes e Maqedonisë, përfshirë gjatë kohës kur vendi i saj iu bashkua aleancës së NATO-s më 2020. Shekerinska do ta zëvendësojë zëvendëssekretarin e Përgjithshëm në detyrë, Boris Ruge, i cili e mori këtë pozitë përkohësisht në fillim të vjeshtës, pasi zëvendëssekretari i atëhershëm, Mirçea Geoana njoftoi se do të garonte për president të Rumanisë.

NATO: Shqipëria dhe Kroacia aleatë kyç në dialogun Kosovë-Serbi mbetet prioritet

Zëvendëssekretarja e Përgjithshme e NATO-s, Radmila Shekerinska, ka komentuar takimin trilateral mes Kosova, Shqipëria dhe …