leoni

Komandanti i përgjithshëm i KFOR-it vizitoi Ferizajn

Kryetari i Komunës së Ferizajt, Muharrem Svarqa, i shoqëruar edhe nga drejtori i Kulturës, Rinisë dhe Sportit Naim Ferati, kanë pritur sot në një takim zyrtar komandantin e përgjithshëm të KFOR-it në Kosovë, Major General Guglielmo Luigi Migilietta.

Me këtë rast kryetari Svarqa e ka njoftuar komandantin e përgjithshëm të KFOR-it me shumë çështje e zhvillime në komunën e Ferizajt, duke i dhënë theks të veçantë  ecurisë së zhvillimit ekonomik të vendit, por edhe realizimit të planit qeverisës.

Po ashtu u diskutua edhe për situatën e sigurisë, ku u vlerësua se qyteti i Ferizajt, vazhdon të mbetet njëri ndër qytetet më të qeta në tërë Republikën e Kosovës.

Major General Guglielmo Luigi Migilietta e ka falënderuar kryetarin Svarqa për pritjen, ndërsa ka theksuar se bashkëpunimi mes KFOR-it dhe Komunës së Ferizajt do të vazhdojë.

Në fund të dy zyrtarët, kanë shkëmbyer dhurata.

Kontrolloni gjithashtu

U mbajt akademi përkujtimore në nderim të heroit Abaz Thaçi dhe 10 dëshmorëve tjerë nga Drenica

Në Qendrën e Kulturës “Hasan Prishtina” në qytetin e Skenderajt është mbajtur akademi përkujtimore në …