Memli Krasniqi

Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi, ka reaguar për vrasjen e një gruaje shtatzënë në oborrin e QKUK-së

Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi, ka reaguar për vrasjen e një 35-vjeëareje  në oborrin e QKUK-së. Ai ka theksuar se kjo vrasje është tragjike, mizore dhe çnjerëzore. Mbetem pa fjalë, nga krimi në QKUK, ku një burrë dyshohet se ka vrarë ish-gruan e tij shtatzënë. Ngushëllimet më të thella familjes për humbjen e familjares së tyre”. Megjithëse është vështirë të gjendet dënim që shpaguan këtë krim makabër, ftoj organet e drejtësisë të reagojnë me tërë fuqinë dhe kompetencën e tyre kundër vrasësit. Memli Krasniqi ka theksuar se dhuna me bazë gjinore është alarm urgjent për të gjitha institucionet e shtetit. “Duhet të veprohet sot. Shpejtë. Pa kompromis!”, ka shkruar lideri i PDK-së.

Kontrolloni gjithashtu

Besnik Tahiri: Në Tiranë mbahet Konferenca Ndërkombëtare e Qeverisjes, pritet prezantimi i Planit Marshall të Ramës

Ish-deputeti i AAK-së, Besnik Tahiri, ka njoftuar se më 10 shtator në Tiranë do të …