Haradinaj

R. Haradinaj: Kam qenë i pari që e kam quajtur Kurtin mashtrues, nuk do të kisha dëshirë të jem i pari që do ta quaja edhe vrasës

Pas aktit mizor të vrasjes së 35-vjeçares, në muajin e fundit të shtatzënisë ka reaguar edhe kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj. Ai ka thënë se për gjithë krimin, fajtor është edhe kryeministri Albin Kurti, duke e akuzuar atë se po e defunksionalizon sistemin e drejtësisë, duke përgjysmuar pagat për gjyqtarët e prokurorë, dhe se po i poshtëron policët duke i lënë me paga të dobëta. Kam qenë i pari që e kam quajtur Kurtin “mashtrues” dhe kam pasur të drejtë, por nuk do të kisha dëshirë të jem i  pari që do ta quaja  edhe “vrasës. Është dashur të ndodhë një krim makabër mbi një nënë dhe fëmijën e saj të palindur, që një popull i tërë të tmerrohet se deri ku ka shkuar krimi në këtë vend. E ndjera e kishte kërkuar ndihmën e shtetit, i cili fatkeqësisht  së bashku me secilin prej nesh po vritet përditë e nga pak, por Shteti  nuk e kishte mbrojtur.  Një kryeministër, që i detyron mjekët ta braktisin punën e vendin, që e rrezikon funksionalitetin e sistemit shkollor duke i shtyrë mësuesit të hyjnë në grevë për më shumë se një muaj, që vendin e shndërron në gogol të komunitetit ndërkombëtar, ai me ose pa vetëdije është shndërruar në bashkëpjesëmarrës edhe në krimet makabre që po ndodhin përditë, ka shkruar Ramush Haradinaj.

Kontrolloni gjithashtu

Ramush Haradinaj

Ramush Haradinaj: Mospërfshirja e Kosovës në votimin e Këshillit të Ministrave, një dështim i madh

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka kritikuar ashpër kryeministrim Albin Kurti lidhur me mospërfshirjen e …