leoni

Bekim Hamëz Jashari uron mixhën Rifat në datëlindjen e 76

Bekim Hamëz Jashari uron mixhën Rifat në datëlindjen e 76. Ai me këtë rast ka shkruar: Datëlindjet i kishin afër me Komandantin Legjendar Adem Jashari siç e kishin edhe atdhedashurinë, patriotizmin dhe vendosmërinë që t’i dalin zot atdheut, por zoti deshi që mixha Rifat të mbetet fizikisht afër nesh që të na largojë mallin për babën Shaban, Komandantin Legjendar Adem Jashari dhe babushin Hamëzen.

Si fëmija i parë djalë, i babës Shaban, mixha që nga fëmijëria u bë krah i djathtë i babës Shaban, me të cilin ishin bërë si vëlla, duke ndihmuar atë në mbajtjen e familjes. Kështu e rrëfente nëna Zahide jetën e mixhës tonë.

Mixha Rifat ishte shtylla e shtëpisë edhe në vitet më të errëta të historisë, duke ndihmuar familjen tonë të madhe nga puna në Gjermani, në luftë me logjistikë për Komandantin Legjendar Adem Jashari, babushin Hamzën dhe UÇK-në.

Ai ishte njeriu që më qëndroi mua afër në momentet më të vështira kur morëm lajmin për rënien heroike të familjes.

Sot e asaj dite ende nuk kam takuar njeri më të fortë se mixha i cili për asnjë moment nuk u dorëzua dhe nuk arriti ta mund as mërzia, përkundrazi ishte shumë krenar me vëllezërit, babën Shaban, nipat dhe të gjithë familjen që ranë në betejën e 5,6 dhe 7 marsit 1998.

Mixha Rifat sot është shumë i lumtur që familja jonë po ripërtërihet, shtëpia e babës Shaban po mbushet me nipa e stërnipa, që të gjithë duke u rritur nën frymën e heroizmit të familjes dhe duke kontribuar në ndërtimin dhe zhvillimin e shtetit tonë, të ndërtuar mbi gjakun e dëshmorëve e martirëve të Lirisë.

Mixha Rifat sot mbush 76 vite jetë, 76 vite punë, sfida, mërzi por edhe krenari, burrëri e trimëri.

Urime datëlindjen mixhë i dashur, të urojmë edhe shumë vite tjera të lumtura bashkë me ne dhe nipat e stërnipat që aq shumë i do e të duan!

Do të vazhdojmë të ndjekim rrugën tënde të ndershme e në shërbim të vendit!

Baba Shaban, Komandanti Legjendar Adem Jashari e babushi Hamëza pushojnë të qetë ngase t’i ua përmbushe me sukses amanetin e tyre për familjen dhe fëmijët që t’i kishin lënë amanet.

Të paçim gjatë i dashur mixhë!

 

Kontrolloni gjithashtu

Egzon Kastrati

Egzon Kastrati: Varfëria është një problem social-ekonomik (i trajtuar por pa zgjidhje)

Kosova po përballet me shumë probleme sociale dhe ekonomike nga viti 2022, kemi një trend …