Në Parlamentin Evropian u miratua një rezolutë për Shqipërinë, me fokus të rritjen e së transparencës dhe llogari-dhënies

Në Parlamentin Evropian u miratua një rezolutë për Shqipërinë, me fokus të rritjen e së transparencës dhe llogari-dhënies

Disa ditë para se liderët e Bashkimit Europian të vizitojnë Tiranën në kuadër të samitit të 6 dhjetorit, në Parlamentin Europian u miratua një rezolutë për Shqipërinë, me në fokus rritjen e transparencës dhe llogari dhënies. Rezoluta, e cila është diskutuar prej dy ditësh në Bruksel, gjatë mbledhjes së Komitetit Ndër parlamentar Shqipëri-BE për Stabilizim-Asocimin, ka bërë pjesë të saj edhe disa amendamente të propozuara nga Partia Demokratike. Shqetësimet kryesore të reflektara në këtë rezolutë kanë të bëjnë me transparencën e fondeve publike, dhe mbrojtjen e të dhënave personale, rritja e korrupsionit dhe lufta ndaj krimit të organizuar si dhe eliminimin e ndikimit politik në sistemin e drejtësisë. Deputetët e opozitës kanë ngritur shqetësimin e tre nismave qeveritare që sipas tyre shkojnë në kundërshtim me legjislacionin e Bashkimit Europian, siç janë pasaportat e arta dhe amnistia fiskale. Kryetari i  Grupit Parlamentar socialist, Taulant Balla gjatë fjalës së tij i ka kërkuar Parlamentit Europian të mbështesin Ballkanin e Hapur, si një instrument që sipas tij vë në zbatim çështjet e adresuara në procesin e Berlinit.

Kontrolloni gjithashtu

Në paraqitjen e tij të parë Gjykatës Speciale në Hagë, Haxhi Shala nuk është deklaruar rreth fajësisë apo pafajësisë së tij ndaj tri akuzave. Në seancën e djeshme atij i është lexuar aktakuza, gjoja përpjekje në pengimin e personave zyrtarë në kryerjen e detyrave zyrtare përmes kërcënimit të rëndë, tentim për pengimin e personave zyrtarë në kryerjen e detyrave zyrtare përmes pjesëmarrjes në veprimin e përbashkët të një grupi dhe për frikësim gjatë procedurës penale. Haxhi Shala, i cili ndodhet në paraburgim, ka konfirmuar se ka pranuar aktakuzën në gjuhën shqipe. Haxhi Shala është arrestuar më 11 dhjetor dhe një ditë më vonë u transferua në Qendrën e Paraburgimit në Hagë. Ndërsa, Sabit Januzi dhe Ismet Bahtijari janë arrestuar në Kosovë më 5 tetor 2023 dhe janë transferuar në objektin e paraburgimit, më 6 tetor 2023 në bazë të aktakuzës së konfirmuar.

I rrëzohet kërkesa për ulje dënimi Haxhi Shalës

Kryetarja e Gjykatës speciale, Ekaterina Trendafilova, ka refuzuar kërkesën e Haxhi Shalës për modifikim të …