Rojters: Propozimi i ri nuk është njohje e plotë e Kosovës por është një normalizim i plotë i marrëdhënieve Kosovës-Serbi

Agjencia e lajmeve “Rojters”, bëri të ditur se Bashkimi Evropian ka hartuar një propozim të ri për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë me një afat kohor të qartë të veprimeve, sipas një diplomati të lartë të BE-së, duke folur në margjinat e samitit BE-Ballkani Perëndimor të martën. Një diplomat evropian  në kushte anonimiteti tha për “Reuters” se projektpropozimi iu dërgua të dy palëve të hënën. Ai pret që dy palët të arrinin një marrëveshje përfundimtare në më pak se një vit. “Ka shumë gjëra që e bëjnë atë një hap të madh përpara në lidhje me situatën aktuale… Nuk është njohje e plotë…por është një normalizim i plotë i marrëdhënieve,” tha diplomati.

Kontrolloni gjithashtu

Shoqëria civile proteston sërish para Kuvendit: “Kosova nuk mund të presë”

Pjesëtarë të shoqërisë civile janë rikthyer sërish para Kuvendit të Kosovës për të protestuar kundër …