Jeffry Hovenier

Hovenier: Shtetet e Bashkuara të Amerikës dënojnë ata që ushtruan dhunë gjatë incidenteve të djeshme në veri të Kosovës

Ambasadori amerikan, në Prishtinë, Jeff Hovenier, ka folur pas incidenteve me granata dore që u bënë në veri të Mitrovicës, ku persona të maskuar dëmtuan zyrat e komisioneve komunale zgjedhore në këtë pjesë të Kosovës, ka shkruar se përdorimi i dhunës dhe i frikësimit, nuk është metodë e mirë. Shtetet e Bashkuara të Amerikës dënojnë ata që ushtruan dhunë gjatë incidenteve të djeshme në veri të Kosovës. Përdorimi i dhunës dhe i frikësimit, duke përfshirë përdorimin e një mjeti shpërthyes, dhe rrezikimin e jetëve nuk është kurrë një metodë e përshtatshme proteste, në asnjë rrethanë. Hovenier  ka shtuar se Shtetet e Bashkuara  janë të shqetësuara  për shkak se nuk janë krijuar kushtet që zgjedhjet në veri të mbahen në fund të këtij muaji.

Kontrolloni gjithashtu

Ramush Haradinaj

Ramush Haradinaj: Mospërfshirja e Kosovës në votimin e Këshillit të Ministrave, një dështim i madh

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka kritikuar ashpër kryeministrim Albin Kurti lidhur me mospërfshirjen e …