Josep Borrell, ka ftuar kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti dhe kryetarin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq për një takim, në Bruksel

Shefi  i Bashkimit Evropian për Siguri dhe Politikë të jashtme, Josep Borrell, ka ftuar kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti dhe kryetarin  e Serbisë, Aleksandar Vuçiq për një takim mes tyre në Bruksel,  ka bërë me dije zëdhënësi i Bashkimit Evropian, Peter Stano, në një konferencë për media. Ai ka thënë se data e takimit ende nuk dihet. Disa herë kemi thënë se do të ketë takim mes presidentit Vuçiq dhe kryeministrit Kurti, por tani për tani nuk e kemi datën e saktë të takimit. Zëdhënësi, Peter Stano,  është pyetur edhe për situatën e tensionuar në veri të Kosovës, ku ka pasur hedhje të bombave, por ai nuk është përgjigjur.

 

Kontrolloni gjithashtu

Kadri Kryeziu,: Ish-opozita dështoi nga mungesa e strategjisë, jo nga numrat

Ish-gjyqtari i Gjykatës Kushtetuese, Kadri Kryeziu, ka kritikuar ashpër partitë ish-opozitare pas zgjedhjeve të parakohshme …