Ferat Shala

Deputeti i PDK-së, Ferat Shala, kritikoi qeverinë Kurti lidhur me shpalljen e gjendjes emergjente për furnizim me energji

Deputeti i PDK-së,  Ferat Shala ka kritikuar ministren,  Artane Rizvanolli,  për gjendjen energjetike në vend. Ai ka pyetur Rizvanollin se ku është strategjia për energjinë. Na ke premtuar nga marsi. Shkojë një vit dhe nuk kemi strategji. Si i zgjidhë problemet energjetike kur nuk ka strategji? Për më keq, jo vetëm që na ke mashtruar neve, e ke mashtruar edhe kryeministrin. Fatkeqësisht e dëgjova kryeministrin në forumin e Vjenës ku thirret në strategjinë energjetike deri në vitin 2031. Si ka mundësi që një kryeministër të thirret në strategji e cila nuk është? Ai  ka pyetur ministren, Rizvanolli se ku është edhe udhërrëfyesi për energjinë në raport me veriun e Kosovës. “Sovranitet në veri është edhe energjia, jo vetëm tabelat. Devijimet energjetike në veri i kanë kushtuar buxhetit të Kosovës rreth 84 milionë euro. “Nga 2010 deri në 2020 të gjitha qeveritë bashkë i kanë harxhuar 75 milionë për pjesën në veri. Të jemi të sinqertë edhe atë shifër e kam nxjerrë. Pra për 10 vjet devijimet në veri kanë kushtuar 75 milionë euro, ndërsa për një vit e gjysmë, pa i bërë dy vjet, deri në tetor ju i keni paguar 84 milionë euro”, ka thënë deputeti Ferat  Shala.

Kontrolloni gjithashtu

Kryetari i Frontit Europian, Bujar Osmani, shpalli fitoren në zgjedhjet presidenciale të Maqedonisë, me epërsi të 40 mijë votave

Kandidati i Frontit Europian për kryetar të Maqedonisë së Veriut, Bujar Osmani, ka shpallur fitoren …