KMLDNJ: KEDS-i e ka nisur sezonin dimëror me shtrenjtim dhe ndërprerje të energjisë elektrike

Këshilli për Mbrojtjen e të Drejtave e Lirive të Njeriut konstaton se nuk ka kushte për mbajtjen e zgjedhjeve më 18 nëntor në Veri

Këshilli për Mbrojtjen e të Drejtave dhe Lirive të Njeriut është duke përcjell zhvillimin e ngjarjeve në Mitrovicën e Veriut. Sipas këtij  Këshilli në veri të vendit nuk ka kushte të mbahen zgjedhjet. Që nga dita e shpalljes së këtyre zgjedhjeve u vunë në veprim strukturat paralele dhe paramilitare për të penguar këto zgjedhje përmes frikësimit të votuesve të mundshëm si dhe kandidatëve, përfaqësues të subjekteve politike apo kandidatë të pavarur të cilët u tërhoqën nga gara. Në garë mbetën subjektet politike shqiptare, me kandidatë të tyre e që paraqesin minoritet elektoral e që nuk e përcakton rezultatin përfundimtar dhe real të pushtetit lokal. Sidomos kohëve të fundit janë aktivizuar forcat që zbatojnë dhunë psikike dhe fizike ndaj atyre që kundërshtojnë Partinë Paramilitare Politike, Listën Serbe, e cila, në emër të ‘mbrojtjes’ së interesave të serbëve angazhohen të zbatojnë politikat destabilizuese të Serbisë në Kosovë.

Kontrolloni gjithashtu

Senati amerikan miratoi një projektligj ndërpartiak, që synon angazhim më të shtuar të Amerikës në Ballkanin Perëndimor

Komisioni për Çështje të Jashtme i Senatit amerikan miratoi javën e kaluar një projektligj ndërpartiak, …