Ambasadori i Kosovës në Amerikë, Ilir Dugolli, ka dënuar deklarimet nga Serbia për shqyrtimin e mundësisë së dërgimit të trupave në Kosovë. Zelli luftarak dhe luftënxitja e Serbisë ka ardhur përsëri në shfaqje ndërsa kërcënojnë se do t’i kthejnë forcat e tyre famëkeqe në Kosovë, e të cilave iu është bashkuar edhe grupi famëkeq rus, Wagner”. Ai tha se çdo përpjekje për të portretizuar veprimet e paligjshme si të motivuara etnikisht janë të turpshme. Ditë më parë drejtori i Zyrës për Kosovë në Qeverinë e Serbisë, Petar Petkoviq, paralajmëroi se Serbia do ta shqyrtojë mundësinë e dërgimit të 1 mijë trupave në Kosovë duke u thirrur në Rezolutën 1244.
