leoni

Avdullah Hoti thotë se kryeministri Albin Kurti ka vepruar pa plan të qartë dhe pa koordinim me partnerët

Avdullah Hoti: Albin Kurti paraqitet parimor, por ndryshe i ka fjalët e ndryshe veprimet

Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës Avdullah Hoti, ka  deklaruar se kryeministri Albin Kurti ia ka ndryshuar fjalët. Hoti, i ka përmendur Kurtit kohën kur e gjuante me sprej dhe gaz lotsjellës. Ai e ka ftuar Kurtin që ta sjellë në Kuvend marrëveshjen për Asociacionin, si formë e vetme për ta anuluar ligjërisht, duke i premtuar se do të votojë “për”. Ligjërimin e kryeministrit po e marrim si parimor, po ky ndryshe i ka fjalët e ndryshe veprimet. Unë kam qenë saktë aty ku është ministri i Financave, kur kryeministri me sprej mu ka drejtuar dhe mu më është dashtë me këto fletore me u mbrojt nga sprej. Jo gaz, sprej. Në rregull ka qenë qëndrim politik. Këtu ku jam ulur është e dëmtuar karrigia, me gaz lotsjellës, ka qenë qëndrim politik. Pse nuk po i merr vendimet tash. I ke mekanizmat, je kundër një marrëveshje, ligji për marrëveshje ndërkombëtare ta mundëson.  Sille në Kuvend, dhe unë do të votoj  për. S’mund  t ; i kemi veprimet ndryshe e  fjalët ndryshe, saktësoi Avdullah  Hoti.

Kontrolloni gjithashtu

Ambasada britanike e shqetësuar për rënien e Kosovës në Indeksin e Lirisë së Shtypit

Ambasada e Britanisë së Madhe në Prishtinë ka shprehur shqetësim të thellë lidhur me rënien …