Komisioni Qendror i Zgjedhjeve mblidhet sot për të proceduar konform vendimeve të Gjykatës Supreme

KZQ: Nuk rekomandohet shtyrja e zgjedhjeve të jashtëzakonshme për kryetarët e komunave në Veriun e vendit

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ia ka dërguar edhe zyrtarisht kryetares  Osmani shkresën, ku thuhet se nuk rekomandohet shtyrja e zgjedhjeve të jashtëzakonshme, të cilat janë caktuar të mbahen më 18 dhe 25 dhjetor 2022. Demokracia.com ka mësuar se presidentes Osmani tashmë i është vështirësuar vendimmarrja për pezullimin e zgjedhjeve, pasi që edhe ministri, Xhelal Sveçla ka dalë hapur me deklarata se mund të sigurohen kushte për mbajtjen e zgjedhjeve. Ndërsa, KQZ tashmë edhe zyrtarisht nuk e ka rekomanduar shtyrjen e tyre. Shtyrja e zgjedhjeve ose pezullimi i tyre pa rekomandim dhe kërkesë të institucioneve përgjegjëse për presidenten Osmani rrezikon ta çojë atë në Gjykatën Kushtetuese. Dihet tashmë se edhe ambasadorët e shteteve të Kuintit janë duke lobuar tek partitë opozitare që t’ia bëjnë më të lehtë vendimmarrjen për shtyrjen e zgjedhjeve në veri dhe të mos e çojnë rastin në Gjykatën Kushtetuese. Ishin deputetët e Lëvizjes Vetëvendosje, e cila tani udhëheq Qeverinë, të cilët më 22 qershor 2020 e kishin dërguar në Gjykatën Kushtetuese kërkesën për vlerësimin e kushtetutshmërisë së vendimeve të ish-kryetarit Hashim Thaçi për shtyrjen e zgjedhjeve të jashtëzakonshme për kryetar të Komunës së Besianës dhe të Komunës së Mitrovicës së Veriut për shkak të përhapjes së pandemisë.

Kontrolloni gjithashtu

Fatos Klosi

Fatos Klosi zbulon takimin sekret mes CIA-s dhe UÇK-së në Tiranë, në pranverën e vitit 1998

Ish-kreu i Shërbimit Informativ Shtetëror, Fatos Klosi, ka zbuluar se në pranverën e vitit 1998 …