Në Veri të vendit po shtohen tensionet pas arrestimit të ish policit serb, Dejan Pantiq, nga Policia e Kosovës

Në Veri të vendit tonë  po shtohen tensionet pas arrestimit të ish policit serb,  Dejan Pantiq nga Policia e Kosovës. Tanimë janë bllokuar rrugët në Rudarë, komuna e Zveçanit, si dhe në Leposaviq. Po ashtu, në Mitrovicën e Veriut dhe në Rudarë janë dëgjuar sirenat e alarmit dhe automjetet e ndihmës së parë. Protestuesit serbë fillimisht po tubohen në Rudarë. Sipas informatave nga vendi i ngjarjes, aty janë parë burra të maskuar dhe gra.  Lidhur me situatën e  krijuar, zonja Vjosa Osmani ka thirrur në një takim krerët e partive politike, ku do të flasin për rritjen e tensioneve  në veri, edhe pse ajo  kohë më parë ka bërë të ditur se janë shtyrë zgjedhjet në veri për 23  prill të vitit 2023.

Kontrolloni gjithashtu

Peter Stano

BE-ja kërkon pajtueshmëri të Projekt-Statutit të Asociacionit me Marrëveshjet e Brukselit

Qeveria e Kosovës njoftoi se deri në fund të muajit do të përgatis vetë Statutin …