Ramush Haradinaj

Lideri i AAK-së, Ramush Haradinaj ka thënë se është momenti i fundit që regjimi në Beograd t’i thërrasë arsyes dhe ta pranojë realitetin

Lideri i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj ka thënë se është momenti i fundit që regjimi në Beograd t’i thërrasë arsyes dhe ta pranojë realitetin. “Sulmet e grupeve kriminale ndaj EULEX-it dhe Policisë së Kosovës në veri, janë goditje e rëndë mbi paqen dhe stabilitetin, jo vetëm në Kosovë, por edhe në rajon! Beogradi duhet që urgjentisht të heqë dorë nga veprimet e veta destabilizuese e luftënxitëse me pasoja të paparashikueshme jo vetëm për Kosovën, por edhe për Serbinë. Është investuar shumë për paqen dhe askush nuk do të lejohet ta rrezikojë atë. Sot, është momenti i fundit që regjimi në Beograd t’i thërrasë arsyes dhe ta pranojë realitetin e Kosovës së pavarur dhe sovrane dhe këtë ta pranojë edhe në tavolinën e bisedimeve! Luftërat ne Ballkan janë kapitull i mbyllur!” thuhet në reagimin e kryetarit të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj.

Kontrolloni gjithashtu

BDI dënon vendimet e fundit të Moskës zyrtare për aneksimin e territoreve të Donbasit dhe Luhanskut nga Ukraina

BDI dorëzon rezolutë në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së në Kuvendin e Maqedonisë së Veriut

Bashkimi Demokratik për Integrim ka njoftuar se deputetët e Kuvendi i Maqedonisë së Veriut kanë …