Zoran Zhivkoviq: Ushtria serbe ka qenë në Kosovë pas nënshkrimit të Marrëveshjes së Kumanovës, edhe pas vitit 1999

Zoran Zhivkoviq: Ushtria serbe ka qenë në Kosovë pas nënshkrimit të Marrëveshjes së Kumanovës, edhe pas vitit 1999

Ish-kryeministri i Serbisë,  Zoran Zhivkoviq, duke folur për situatën aktuale në veri të Kosovës e më gjerë ka zbuluar një fakt të cilin nuk e ka ditur tërë opinioni,  për shumë vjet rresht. Zhivkoviq ka thënë se ushtria serbe ka qenë në Kosovë edhe pas nënshkrimit të Marrëveshjes së Kumanovës, edhe pas vitit 1999. Ka qenë sekret, por sigurisht të gjithë e dinin. Sigurisht që ne në atë kohë kishim forcat tona në Kosovë, ata nuk ishin me uniformë, ishin pjesëtarë nga Kosova, kështu që ata qëndruan atje ose ishin nga shërbimet e sigurisë. Këta janë personat që iu bashkuan Policisë së Kosovës pas disa vitesh. Sigurisht që është përgjegjësi e shtetit, kur është një pjesë e popullatës së cilës i rrezikohet jeta, të marrë masa adekuate. Ne kemi pasur një prani joformale të forcave në Kosovë, qëllimi i të cilave ishte mbrojtja e jetëve të serbëve të rrezikuar në atë territor”, ka treguar Zhivkoviq, transmeton Demokracia.com.

Kontrolloni gjithashtu

Ramush Haradinaj: Marrëdhëniet strategjike me SHBA, Gjermaninë dhe BE, shtylla kryesore e sigurisë dhe stabilitetit të Kosovës

Kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka theksuar rëndësinë jetike të marrëdhënieve strategjike që Kosova ruan …