Kryeministri Kurti, ka pritur në një takim të dërguarin e posaçëm amerikan për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar

Kryeministri Kurti, ka pritur në një takim të dërguarin e posaçëm amerikan për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka pritur  për një takim të dërguarin e posaçëm të Shteteve të Bashkuara të Amerikës për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, me të cilin ka folur për situatën e fundit të krijuar në veri, për dialogun Kosovë-Serbi. Kryeministria, se takimi ishte në kuadër të vizitës së paralajmëruar të Këshilltarit të lartë të Departamentit amerikan të Shtetit, Derek Chollet, i cili për shkak se rezultoi pozitiv me COVID-19 e pati të pamundur të realizojë vizitën e tij. Në komunikatë thuhet se gjatë takimit diskutua për situatën aktuale dhe zhvillimet e fundit, veçanërisht në pjesën veriore të Kosovës. U theksua se barrikadat në rrugë duhet të largohen menjëherë. Në takim gjithashtu u diskutua për raportet ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, procesin e dialogut dhe për rrugën përpara drejt normalizimit të plotë të marrëdhënieve ndërmjet dy vendeve”, thuhet në fund. Escobar,  pas takimit, nuk ka dhënë detaje lidhur me bisedën që e kanë pasur. Ai ka thënë se ky takim ishte në kuadër të takimeve të rregullta që kanë me kryeministrin Kurti.

Kontrolloni gjithashtu

Simiq

Igor Simiq merret në pyetje nga Prokuroria Speciale për organizimin e barrikadave në veri

Deputeti i Kuvendit të Kosovës dhe anëtari i kryesisë së Listës Serbe, Igor Simiq, ka …