Haradinaj

Ramush Haradinaj: Angazhim serioz i Amerikës do ta shtendos situatën dhe do të na kthejë te marrëveshja finale Kosovë-Serbi

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj,  pas takimit që ka zhvilluar me të dërguarin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës për Ballkanin, Gabriel Escobar dhe ambasadorin amerikan në Kosovë, Jeff Hovenier, ka thënë se ata janë mjaft të fokusuar në zhvillimet në vend, e veçanërisht në veri, me kërkesën eksplicite që të ulen tensionet, të hiqen barrikadat dhe të kthehet normaliteti në atë pjesë të vendit. Ky angazhim serioz i Shteteve të Bashkuara do ta shpëtojë situatën dhe do të na kthejë te marrëveshja finale për njohje Kosovë-Serbi. Në emër të AAK-së, shpreha falënderimin për ndihmën jetike që po jep SHBA-ja”, ka shkruar kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj.

Kontrolloni gjithashtu

Paga e 13-të do të paguhet në fillim të vitit 2027

Ministri i Financave, Hekuran Murati, ka deklaruar se paga e 13-të për punonjësit e sektorit …