Brukseli e Prishtina dështojnë në heqjen e barrikadës në Urën e Ibrit

Revitalizimi i Urës së Ibrit ka dështuar

Revitalizimi i Urës së Ibrit në Mitrovicë që ishte paraparë të përfundonte me 15 qershor, tashmë ka dështuar. Përveç rrethojave të vendosura gjatë vitit të kaluar, asgjë nuk është ndërmarrë për largimin e barrikadës së vendosur aty nga serbët. Kësisoj, deklarimet e kryetarit të Mitrovicës, Agim Bahtiri po ngjajnë të jenë premtime boshe. Qytetarët mitrovicas konsideron se revitalizimi i kësaj ure nuk ka qenë i nevojshëm, meqë ajo është një nga urat më stabile e projektuar nga ekspertë francezë. Ata thonë se e gjithë kjo është lojë e ndërkombëtarëve sa për të vlerë kohë deri në arritjen e një marrëveshje mes palëve.

Kontrolloni gjithashtu

Natyra Kuçi: Arlinda Zekaj kërkoi ndihmë, por nuk arriti të kthehej e qetë te djali i saj

Natyra Kuçi, shoqe e Arlinda Zekajt, ka rrëfyer përpjekjet e saj për të gjetur siguri …