Konrad Clewing: Shqetësues është edhe fakti që Perëndimi kohët e fundit ka mbajtur qëndrim të njëanshëm në anën e Serbisë

Policia e Kosovës: Gjatë natës është vendosur një barrikadë e re në veri, në relacion: lagjja Berxhane-Zveçan

Policia e Kosovës ka njoftuar se gjatë natës është vendosur një barrikadë e re në veri të vendit tonë që aktualisht po kontrollohet nga serbët.  Kjo barrikadë e re është vendosur në lagjen Berxhane që shpie për në Zveçan. Përmes një njoftimi drejtuar mediave, Policia ka bërë me dije se situata e sigurisë vazhdon të jetë e njëjtë dhe se dy pikat kufitare Jarinje dhe Bërnjakë vazhdojnë të jenë të mbyllura.  “Vendosja e barrikadave vazhdon të cenojë lirinë e lëvizjes së lirë, e po ashtu të pamundësojë hyrje-daljet në dy pikat kufitare të qytetarëve dhe mallrave, Gjatë natës ka vazhduar vendosja edhe e një barrikade të re, në për të vazhduar pengimin e lirisë së lëvizjes së lirë edhe në rrugët alternative, e që po vështirëson edhe më tej jetën e qytetarëve në veri të vendit. Policia e Kosovës, sipas mandatit të saj ligjor e kushtetues po angazhohet në ofrimin e sigurisë ndaj të gjithë qytetarëve dhe vendit”, ka njoftuar Policia.

Kontrolloni gjithashtu

Muaji shkurt pritet të shënojë një pikë kritike në proceset gjyqësore ndaj Hashim Thaçit dhe krerëve të tjerë të UÇK-së

Muaji shkurt pritet të shënojë një pikë kritike në proceset gjyqësore ndaj Hashim Thaçit dhe …