leoni

Bedri Halimi: Lojërat me akuza mistike kundër krerëve të UÇK-së

Bedri Halimi: “Misioni B” i Jusuf Buxhovit përmes të ashtuquajturit roman “Dosja B” XII

Krahasime të paqëndrueshme ideologjike

Ndërkaq sa i përket krahasimit ideologjik pas luftës së fundit të Kosovës, është krahasim që nuk mund ta hajë askush këtë çorbë të Buxhovit. Krahasime të tilla bëjnë vetëm njerëzit që merren me prostitucion politik, prandaj Buxhovi ripërsërit gjëra në frymën dhe mbrojtjen e titizimit edhe në këtë mënyrë:

“Rreth ndikimit të enverizmit të lëvizjes ilegale të Kosovës, menjëherë pas luftës e deri në vitët 70-ta, si dhe irredentizmit ideologjik, që i parë nga këndvështrimi fakteve të shërbimeve informative perëndimore, shpjegohej lehtë me konceptin e Serbisë, se ngritja e Kosovës në nivel të Federatës Jugosllave, siç ndodhi me ndryshimet kushtetuese të vitit 1974, si dhe forcimi i subjektivitetit të saj ekonomik, arsimor e kulturor dhe në fushat e tjera ku shqiptarët nga pakica kombëtare u ngritën në një faktor të rëndësishëm etnik me fuqi politike, duhej të pengohej e madje edhe të luftohej me “alternativën” enveriste-staliniste siç ndodhi nga viti 1981, siç do të ndodh edhe gjatë luftës së fundit.” Për të gjithë këtë konstatim padyshim përgjigjen e ka te faktorët që çuan deri te ngjarjet e vitit 1981, që u potencua më lartë. Prandaj Buxhovi mund të vajtojë sa të dojë, madje edhe mund të trillojë, por nuk mund t’i zhbëjë argumentet e zhvillimit ekonomik të Kosovës në Jugosllavinë socialiste vetëqeverisëse.

Për Buxhovin “Nëse shumë indikacione flasin për atë se fitili i demonstratave të vitit 1981 u ndezë nga Beogradi, me çka i krijoheshin rrethanat për ta filluar procesin e rrënimit të rrugës së Titos e me këtë të merrnin frenat e një jugosllavie sipas interesit serb, siç u pa edhe nga puçi i Millosheviqit ndaj kushtetutës së vitit 1974, si dhe sistemi i gjithmbarshëm federativ, atëherë është fare afër mendësh se po kjo linjë, inicoi dhe drejtoi raportet e brendshme shqiptare midis lëvizjes institucionale të drejtuar nga intelektualët më të njohur të vendit që krijuan shtetin paralel dhe forcave majtiste nga lëvizja ilegale marksiste-leniniste brenda dhe jashtë vendit, në dobi të këtyre të fundit, aq më tepër kur kjo luftë e përgjakshme është zhvendosur në Shqipëri…” Ky krahasim i Buxhovit, padyshim është antihistorik dhe i ngjashëm me mendimin e akademikut serb Mihailo Markoviq. Por hilja shtesë në këtë rast është se harrohet fakti që u zhvilluan tri luftëra para luftës në Kosovë, dhe për këtë “Lëvizja majtiste” nuk është fajtore. Pastaj flet duke përsëritur gjërat e “shtetit paralel” (nën okupim), pa liri, dhe luftën për çlirim duke ia atribuar interesave të “grupeve majtiste”. Dhe jo vetëm kaq! Por këtu, përmendet edhe Shqipëria, pa nevojë fare, ndonëse politika serbe në vazhdimësi para opinionit ndërkombëtar e ka sulmuar Shipërinë për përzierje dhe përkrahje të luftës në Kosovë.

Relativizimi i dhunimeve në Kosovë

Por Buxhovi nuk harron të përmend ndonjë deklarim të ndonjë zyrtari serb, kur ndonjë shqiptari ia kishin dhunuar gruan dhe po tentonin t’ia dhunonin vajzat e mitura, terroristët pra; ky shqiptar ia paska mbrojtur nderin e shtëpisë duke vrarë dy prej tyre dhe njërin duke e plagosur. Prandaj zyrtari serb deklaron: “Fjala është për një grup terroristësh të njohur për organet tona që ka operuar për tre muaj nëpër Dushkajë, duke terrorizuar qytetarët e pafajshëm, duke kërkuar të holla në emër të luftës… të tillët, hynin nëpër shtëpi, silleshin me brutalitet ndaj atyre që nuk bashkëpunonin me ta dhe ky bashkëpunim do të thoshte nënshtrim i plotë urdhrave të tyre, me ç’rast ata, krahas plaçkës në emër të luftës, vinin në shënjestër vajzat, të cilat kërkonin t’i mobilizonin për “luftë”, shumë prej të cilave pastaj shfrytëzoheshin për prostitucion jashtë vendit… Ato që nuk pranonin këtë farë lloj “mobilizimi” dhunoheshin haptas…”. Ky konstatim mund të jetë ose trillim morbid i Jusuf Buxhovit, trillim i organeve serbe, apo edhe veprim me porosi nga organet serbe për të krijuar imazhin se luftëtarët e lirisë përkatësisht pjesëtarët e UÇK-së bëjnë vepra të tilla. Përmes saj edhe të relativizojnë apo edhe “zhbëjnë” dhunimet serbe në Kosovë. Po Buxhovi sërish jo që nuk e di realitetin, por don të krijojë realitet të ri, me gjëra dhe forma të pamundura.

Monstruoziteti i konstruksioneve antikombëtare të Jusuf Buxhovit nuk përfundon me këto që u thanë më lartë, por mendja e tij pjellë edhe këso “xhevahirësh”:

“Por më e keqja e kësaj përshtatjeje ishte se në pjesën tonë tashmë nuk kishte pushtet, qoftë edhe ai i “shtetit paralel” me të cilin ishim mësuar, ngaqë gjithë ata që ishin përfshi në të, ndiqeshin herë pas here nga patrollat e policisë serbe, e herë nga grupet e armatosura e me maska, që thoshin se ishin pjesëtarë të UÇK-së, dhe po ashtu ndiqeshin nga grupe të armatosura, që ndonëse për nga uniformat dukeshin si paramilitarë serb, flisnin shqip dhe thoshin se u takonin “Njësive të vetëmbrojtjes vendore” nga Oseku, që i komandonte njëfarë Mushk Jakupi”. Këtu Buxhovi e sjellë analizën 3 me 1, pra tre llojë fajtorësh i identifikon me një fajtor, për të lënë përshtypjen e besueshmërisë se gjërat e tilla ka mundur të bëjë vetëm UÇK-ja. Pra këtu sipas Buxhovit fajësohet policia serbe, UÇK-ja dhe pjesëtarët e Mushk Jakupit. Trillim të tillë, nuk do të provonte asnjë regjisor, madje as në kinematografinë serbe, e madje as në organizimet kulturore gjatë luftës siç i potencon vetë Buxhovi. Por Buxhovit i duhet ky konstatim, sepse i ka dhënë vetes detyrë, apo i kanë dhënë detyrë, e që rezultati është i njëjtë.

Dhe jo vetëm kaq! Buxhovi lëshon edhe këtë konstatim “Disa, madje thoshin se plumbi i parë është për rugovistët, ndërsa i dyti për shkijet…”, paska thënë sipas tij dikush nga UÇK-ja!

Por meqë Buxhovi ditka kaq shumë, dhe paskësh kaq shumë argumente, dhe burime informimi, përse nuk lajmërohet vullnetar në Gjykatën Speciale të Hagës, ashtu siç ka qenë pjesëmarrës në rastin e marrjes në pyetje të bashkëluftëtarit të Jusuf Gërvallës – Hysen Gegës nga Inspektorët serbë?

Harron ku mbeti “shteti paralel”

Buxhovi në librin e tij deklaron “Përfundimi i luftës në Kroaci me fitoren e kroatëve si dhe asajë në Bosne dhe Hercegovinë, ia hapën rrugën Kosovës, ku duhej ta kishin vendin gjithë ata që kishin luftue nëpër fronte të huaja…” këtë konstatim e pranon pas nënshkrimit të marrëveshjes së Dejtonit. Po harron të sqarojë se ku mbeti tani shteti paralel, dhe funksionimi i tij. Për të gjitha këto, Buxhovi kërcen degë më degë, dhe kërkon që luftën ta bën institucionalisht, e kur do të bëhej kjo institucionalisht nuk na e sqaron. Por kjo i ngjason asaj batutës gjatë LNÇ-së në Tiranë që përmendet në një film të Kinematografisë Shqiptare, ku një gocë e cila ishte e dezinformuar për prindin e të dashurit të saj, kërkoi sqarim për këtë nga i dashuri. I dashuri që ishte djali i një pjesëmarrësi të luftës i thotë të dashurës së tij, se: “Kur im atë luftoi kundër nazifashizmit, yt atë shiste qofte në Tiranë”…

Buxhovi s’i do maskat – është trim paqësor

 

Buxhovin e pengoi shumë paraqitja e maskave, pra e pjesëtarëve me maska të UÇK-së, ndërkohë që në anën tjetër deklaron se “Njësitet e vetëmbrojtjes mbikqyreshin nga ushtarak profesionist që i caktonte Shtabi i Zonës së Dukagjinit. Ata doemos i nënshtroheshin autoriteteve të institucioneve vendore dhe nuk ishte e thonë që me veshë uniforma…”! Po kjo çfarë domethënë? Nëse homogjeniteti për luftë paskësh qenë në shkallë kaq të lartë, natyrisht se nuk do të kishte pasur nevojë për maska, por meqë legaliteti i luftëtarëve të vetëmbrojtjes paskësh qenë kaq i lartë atëherë ata s’paskan pasë nevojë as për uniforma! Po deklaratat kundër UÇK-së se “Disa spekulime flasin për krijimin e saj (UÇK-së) nga shërbimet sekrete serbe”, a flasin homogjenitet?

Më tej Buxhovi konkludon: “Të rinjët mblisheshin te kafe “Liqeni”. Atyre u bashkoheshin të tjerë nga rrethina, që në një farë mënyre ishin të përfshirë në rrjedhat e luftës…” pra edhe të përfshirë në rrjedha të luftës, edhe mblidheshin te kafe “Liqeni”! Çka domethënë kjo? Kjo i ngjason dëshmisë së dikujt në Hagë në procesin e Ramush Haradinaj, ku në pyetjen se a ka pasur forca serbe në rrethinën e Liqenit të Radoniqit, ai ishte përgjigjur se nuk kemi pasur informata. Ndërkohë që dokumentet flasin që ka pasur forca serbe në këtë pjesë, madje dihen me emra dhe mbiemra sipas hierarkisë komanduese. Dhe në funksion të pasusit të mësipërm pohon edhe këtë “Në orët e hershmë të mbrëmjes, kur të rinjtë po vallëzonin, një predhë, që nuk u pa se nga erdhi ra aty afër të rinjëve tanë, i mori jetën njanit… dhe plagosi rëndë tri vajza”.

Pra ‘edhe akullore edhe qokollatë’! Edhe e angazhuar në luftë paska qenë kjo rini sipas Buxhovit, edhe kanë shkuar të vallëzojnë ‘në kafenenë e preferuar’.

Më tej po në këtë logjikë autori konkludon se koloneli kishte qu fjalë mos me hy në fesat me “Komisarët me maska, e as me shumë komandant që krekosen nëpër oda e ahengje, por as mos me heqë dorë nga “vetëmbrojtja” dhe organizimi institucional i luftës… ne po luftojmë për liri e shtet…”. Pra, siç shihet, Buxhovi përsëri don, ‘edhe akullore edhe qokollatë’ si në filmin shqiptarë “Dy herë mat”, por pa e menduar se ‘mat’ po i bën vetës së tij dhe konceptit të tij.

(Vazhdon…)

Kontrolloni gjithashtu

Ahmet Qeriqi: Në mbrojtje të pikës më strategjike të Rrafshnaltës Te Shkëmbi i gradinës kanë rënë dëshmorë: Islam Kastrati, Mentor Morina, Halim Bajraktari, Ramadan Bytyçi dhe Mentor Gashi E hënë 19 prill, 1999

Ahmet Qeriqi: Në mbrojtje të pikës më strategjike të Rrafshnaltës Te Shkëmbi i gradinës kanë rënë dëshmorë: Islam Kastrati, Mentor Morina, Halim Bajraktari, Ramadan Bytyçi dhe Mentor Gashi (E hënë 19 prill, 1999)

Sot moti ka filluar të përmirësohet. Qysh në orën 9.00 të mëngjesit janë lëshuar në …