leoni

Albin Kurti

Kryeministri Albin Kurti: Ata që janë duke synuar ta destabilizojnë Kosovën do të dështojnë

Kryeministri Albin Kurti, ka thënë se ata që janë duke synuar ta destabilizojnë Kosovën do të dështojnë. Ai ka thënë se nuk do të lejohet që barrikadat në veri të qëndrojnë edhe gjatë, por ka theksuar se për këtë janë në koordinim me KFOR-in, të cilët kanë kërkuar kohë. Lidhur me kërkesën e Serbisë për t’i kthyer disa trupa të ushtrisë në Kosovë, Kurti ka thënë se “edhe ata e kuptojnë shumë mirë se nuk kanë ku të vinë në Kosovë ata ushtarë të gjorë serbë, të cilët këta pretendojnë se t’i sjellin në vendin tonë”. Ai tha se  ministri i Brendshëm është çdo ditë në Mitrovicë dhe në kontakt të vazhdueshëm me komandën e KFOR-it për heqjen e barrikadave. “KFOR-i ka kërkuar edhe pak kohë prej nesh dhe jemi në, koordinim, komunikim të rregullt të vazhdueshëm intensiv me KFOR-in dhe padyshim nuk do të mund të tolerohen shumë gjatë barrikada të tilla, pasi  ajo çfarë po bëjnë strukturat ilegale të Serbisë të shndërruara në banda kriminale tash së fundmi është fillimi i fazës së fundit të tyre. Shteti kurrë nuk ka qenë më në binarë, ka thënë Kurti me bindje se gjithçka është në rregull, pasi ai po qeveris më mirë se të gjithë para tij

Kontrolloni gjithashtu

Ambasadori italian Antonello de Riu bisedoi me kryetarin e PDK-së, Memli Krasniqi

Ambasada e Italisë në Kosovë ka bërë të ditur se ambasadori Antonello De Riu pati …