Qeveria e Kosovës, BE-ja e Gjermania nënshkruan marrëveshjen e huas dhe grantit lidhur me projektin Solar për Kosovën

Qeveria e Kosovës, Bashkimi Evropian  dhe Gjermania kanë nënshkruar marrëveshjen e huas dhe grantit për projektin “Solar për Kosovën – Ngrohje Qendrore”. Kjo marrëveshje kap vlerën e 80 milionë eurove dhe përfshin dy grante nga qeveria gjermane dhe BE-ja në vlerë prej 31 dhe 21 milionë euro, ndërsa pjesa tjetër e projektit do të financohet nga një kredi e butë nga BERZh-i në vlerë prej 23 milionë euro. Marrëveshja në fjalë do të implemetohet përmes Bankës Gjermane për Zhvillim  Ministri i Financave, Hekuran Murati, ka thënë se nënshkrimi i kësaj marrëveshje dëshmon përkushtimin e qeverisë për të ngritur kapacitetet për prodhim të energjisë në harmoni me agjendën e gjelbër të Bashkimit Evropian. Ky projekt është i rëndësisë së veçantë për vendin tonë duke pasur parasysh nevojën për diversifikim të burimeve të ripërtërishme të energjisë në vend sidomos në sferën e ngrohjes qendrore si një nga konsumuesit më të mëdhenjve të energjisë në vendin tonë”.

Kontrolloni gjithashtu

Kirurgu torakal, dr. Fitim Selimi, reagon ndaj tarifës për përcjellësit në QKUK

Kirurgu torakal në Qendra Klinike Universitare e Kosovës, Fitim Selimi, ka reaguar ashpër ndaj vendosjes …