Hashim Thaçi - Richard Grenell

Grenell: Xhek Smith, e paditi Hashim Thaçin nga frika se po zhbëhej Gjykata Speciale dhe ai humbiste postin e kryeprokurorit

Ish-emisari amerikan për dialogun Kosovë – Serbi, Richard Grenell, ka thënë se kryeprokurori i Gjykatës Speciale, Jack Smith, e paditi Hashim Thaçin pasi ai i  kishte thënë Departamentit Amerikan të Shtetit se palët ishin pajtuar t’i jepnin fund Gjykatës Speciale dhe Jack Smithi do ta humbte vendin e tij të punës, si kryeprokuror. Këtë reagim e bëri Grenell pas një shkrimi të botuar ku foli për prokurorin që tani do ta provojë ta padis dhe ta vë prapa grilave Donald Trumpin, ish-presidentin amerikan. Grenell tha se Thaçi po vinte në Shtëpinë e Bardhë për ta përfunduar marrëveshjen finale pasi iu ngrit aktakuza nga Gjykata Speciale. Jack Smithi e paditi Hashim Thaçin pasi unë i  thashë Departamentit të Drejtësisë se palët ishin pajtuar t’i jepnin fund Gjykatës Speciale dhe Jack Smithi do ta humbte vendin e tij të punës, si kryeprokuror i Speciales. Hashim  Thaçi  asokohe po vinte në Shtëpinë e Bardhë për ta përfunduar marrëveshjen finale, saktësoi Grenell.

Kontrolloni gjithashtu

Shqipëria projekton buxhetin 10.15 miliardë euro për vitin 2027

Shqipëria parashikon një buxhet prej rreth 10.15 miliardë eurosh për vitin 2027, ndërsa Qeveria e …