Goran Rakiq

Goran Rakiq: Kushtet tona për t’i hequr barrikadat janë, të lirohen të arrestuarit serbë dhe të tërhiqet policia nga veriu i Kosovës

Goran Rakiq: Kushtet tona për t’i hequr barrikadat janë, të lirohen të arrestuarit serbë dhe të tërhiqet policia nga veriu i Kosovës. Kryetari i Listës  Goran Rakiq njëjtë si drejtori i së ashtuquajturës  “Zyre për Kosovën”, Petar Petkoviq, ka shtrembëruar intervistën e kryeministrit Kurti dhënë mediumit britanik “The Guardian” i cilit ka thënë se “është i shqetësuar pasi procesi i largimit të barrikadave mund të shkaktojë viktima”. Kjo deklaratë nga pala serbe interpretuar si “thirrje për vrasje”. Qëndrimi anti serb i  Prishtinës ka vazhduar me muaj e vite. Njerëzit tanë e ndjenë vetë se sa shumë Prishtina kujdeset për respektimin e të drejtave të tyre. Mirëpo, deklarata e fundit e Albin Kurtit ka kaluar çdo masë. Në të, Kurti haptazi sugjeron vrasjen e serbëve në barrikada, sepse sipas tij, ata nuk mund të largohen ndryshe”, ka thënë Goran Rakiq. Ai ka kërkuar edhe reagimin e bashkësisë ndërkombëtare.

Kontrolloni gjithashtu

Vetëvendosja dhe koalicioni LDK-AKR duan ta caktojnë vetë kandtatin e pranueshëm për ta nga radhët e koalicionit, PDK-AAK-NISMA. Kandidatja e pranueshme

Oda Ekonomike kërkon shtyrje të daljes në tregun e lirë të energjisë – çmimet e ofertave rriten mbi 200%

Oda Ekonomike e Kosovës ka kërkuar shtyrjen për një vit të kalimit të bizneseve të …