Tomas Szunjog, foli lidhur me miratimin e disa ligjeve në Kuvendin e Kosovës, por nuk përmendi ligjin për Byronë

Shefi i BE-së në Kosovë, Tomas Sunyog, deklaron se ende s’është finale lëvizja pa viza në vitin 2024

Shefi i Zyrës së Bashkimit Evropian në Kosovë, Tomash Sunjog, është cituar të ketë deklaruar se  ende nuk është finalizuar i gjithë procesi në mënyrë që qytetarët e Kosovës të mund të lëvizin pa viza në fillim të vitit 2024.  “Nëse e shikoni tekstin e draftit, aty shkruan se kur të operacionalizohet sistemi ETIAS, pra jo më vonë se 1 janar 2024”. Dihet se  1 janari është afati i fundit,  por mund të ndodh po ashtu edhe disa javë më herët, pra prapë nuk është e finalizuar për sa i përket procedurës formale sepse si çdo ligj tjetër duhet të finalizohet dhe të shpallet në gazetën zyrtare, të nënshkruhet nga të gjitha instancat. Po, ajo që na duhet është që të kemi një marrëveshje politike në Këshill, që është organ vendimmarrës dhe në Parlamentin Evropian, saktësoi Sunjog.

Kontrolloni gjithashtu

Në paraqitjen e tij të parë Gjykatës Speciale në Hagë, Haxhi Shala nuk është deklaruar rreth fajësisë apo pafajësisë së tij ndaj tri akuzave. Në seancën e djeshme atij i është lexuar aktakuza, gjoja përpjekje në pengimin e personave zyrtarë në kryerjen e detyrave zyrtare përmes kërcënimit të rëndë, tentim për pengimin e personave zyrtarë në kryerjen e detyrave zyrtare përmes pjesëmarrjes në veprimin e përbashkët të një grupi dhe për frikësim gjatë procedurës penale. Haxhi Shala, i cili ndodhet në paraburgim, ka konfirmuar se ka pranuar aktakuzën në gjuhën shqipe. Haxhi Shala është arrestuar më 11 dhjetor dhe një ditë më vonë u transferua në Qendrën e Paraburgimit në Hagë. Ndërsa, Sabit Januzi dhe Ismet Bahtijari janë arrestuar në Kosovë më 5 tetor 2023 dhe janë transferuar në objektin e paraburgimit, më 6 tetor 2023 në bazë të aktakuzës së konfirmuar.

I rrëzohet kërkesa për ulje dënimi Haxhi Shalës

Kryetarja e Gjykatës speciale, Ekaterina Trendafilova, ka refuzuar kërkesën e Haxhi Shalës për modifikim të …