Kryetari Latif me bashkëpunëtor mbajti takimin e katërt me radhë gjatë këtij viti, me punëtorët shëndetësorë

Kryetari i komunës së Rahovecit Smajl Latifi, bashkë me nënkryetarin, Fatmir Iska, drejtoreshën e Shëndetësisë dhe Përkujdesjes Sociale Saranda Sallteku dhe me bashkëpunëtorë, mbajtën takimin e katërt me radhë gjatë këtij viti, me punëtorët shëndetësorë. Nga ushtruesi i detyrës i drejtorit të QKMF “Dr.Fahredin Hoti” në Rahovec, dr. Elbunit Kryeziu, dëgjuan raportin për punën e shërbimeve shëndetësore në QKMF dhe në rrjetin e AMF-ve në komunën e Rahovecit, për ecurinë e punëve të ekipit mobil shëndetësor, për pajisjet e reja shëndetësore, ofrimin e shërbimeve me mamograf, për furnizimet me materiale shëndetësore dhe me barna esenciale, po ashtu, për ecurinë e investime kapitale, për trajnimet e personelit, për vizitat shëndetësore të nxënësve në shkolla dhe vizitat e pediatrit në çerdhe, e për plot aktivitete e shërbime që kryhen në këtë institucion dhe jepen për qytetarët. Kryetari Latifi tha se, gjatë një debati të frytshëm, ne morëm edhe kontribute, ide dhe përvoja të mira e të rëndësishme nga pjesëmarrësit, të cilat do të na shërbejnë për përparimin e mëtejshëm të shërbimeve dhe për një organizim sa më të mirë që rrit funksionalitetin dhe sukseset në QKMF “Dr.Fahredin Hoti”. Kryetari Latifi falënderoi për punën dhe angazhimin e tyre gjatë tërë vitit dhe i inkurajoi të gjithë stafin që të rrisin angazhimin edhe në vitin e ardhshëm. Bashkë u zotuan, se do të punojnë edhe më shumë për një vit të ri, sa më të mirë, të mbarë dhe të suksesshëm.

Kontrolloni gjithashtu

Skenderaj po bëhet gati për marshin protestues “Kosova po pret”

Kryetari i komunës së Skenderajt, z.Sami Lushtaku përmes një postimi të tij në facebook, ka …