Edhe sot ka vazhduar gjykimi kundër Salih Mustafës, dëshmitari ndërron dhe ngatërron deklaratat

Mr. Sadete Islamaj: Këmbanat e alarmit po bien

 “ I burgosur nga Serbia i burgosur pas lufte”,  kështu u deklarua babai i Sali Mustafës, komandant „Calit“ para mediave televizive në mbrëmjën e gjashtëmbëdhjetë dhjetorit pas shqiptimit të denimit që dhanë kunder birit të tij Dhomat e Specializuara të vendosura në Gjykatën Ndërkombëtare në Hagë. Me dinjitet përpiqej ta fshihte zemrimin që kishte shkaktuar ky denim i padrejtë kundër të birit gjë që nuk ngurojë  edhe ta pohonte duke thënë se ky denim ishte shumë më i  rëndë se sa ai qê kishe përjetuar para luftës nga pushtuesi serb.  Edhe më të rëndë e bënë fakti kur të kihet parasyësh se ky proces gjyqësorë u ngritë mbi bazën e një akuzë  të rrëme e cila e ka selinë në Beograg dhe si e tillë ka një qëllim: ta dëmtojë sa më shumë imazhin e UÇK- së,  para opinionit ndërkombëtarë. Serbia është e tillë, atë që  nuk arriti ta bëntë dot gjatë viteve 1998-1999  kundër UÇK- së,  po përpiqet ta bëjê tash. Kot nuk thuhet : „uji fle hasmi s‘fle“ . Synimin që kishte për të penguar në çdo hap formimin e Shtetit  të Kosovës e nxiti drejtë veprimeve të shumta dhe tê kundërligjêshme . Themë kështu duke pasur parasyêsh edhe të gjitha ato procese gjyqsore që u montuan tash njëzëtë e katër vjet  rresht kundër pjestarëve të UÇK-ës. Në historinë e luftërave çlirimtare nëpër Botë nuk ekziston  as edhe një rast që luftëtarët e lirisë të  kenë kaluar nëpër filtrat e Drejtësisë Ndërkombëtare kështu si po kalojnë luftëtarët e UÇK-së,  që nga paslufta deri më sot. Rasti më flagrant është ky i fundit i veçuar me aktakuzën  e ngritur si „ ndërmarrje e përbashkët kriminale“  i cili të jepë për të kuptuar se  është një proces gjyqsor i ngritur kryesisht kundër krerëve të Shtabit të Përgjithshëm të UÇK- së, ky është një proces i pastër politikë dhe si i tillë nuk ka kredibilitet dhe nuk mund të ofrojë drejtësi. Aq më i rëndë bëhët fakti kur dihet se fabrikimi i provave është bërë nga autoritetet e Serbisë në bashkëveprim me shqipfolësit e Kosovës. Edhe pse kjo aktakuzë po përpiqët të lexohët ndryshe nga disa analist e opinionist të Kosovës duke e justifikuar gjëja si akuzë e ngritur kundër individit e jo UÇK-së, në fakt është edhe një përpjekje e tyre për ta fshehur të vërtetën para opinionit të gjë në Kosovë e troje shqiptare. Për fat të keq si e tillë kjo akuzë ka zënë fill shumë më herët,gjatë përiudhës së luftës në Kosovë atëherë kur UDB-ja, e Beogradit i kishte vënë në shërbim pinjollët e vet kryesisht në zonat e luftës dhe përmës tyre inskenoheshin gjëja „ dëshmi e fakte“ të shumta që  si të tilla u deponuan në OSCE e UNMIK, mënjëherë pas përfundimit të luftës në Kosovë  për të shërbyër më vonë si argumente të fuqishme për një bazë mbi të cilën u hapën shumë procese gjyqësore kundër pjestarëve të UÇK-ës e në veçanti komandantëve të Zonave Operative.  Absurdi më i madh qëndron në faktin se për njëzetë vjet rrjesht këta individ nuk pushuan me propaganden e tyre plotë mllef e urrejtje kundër UÇK-së, sikur të kishin lindur në Serbi derisa zëri i tyre depërtoi në Parlamentin e Kosovës prej ku disa deputet nuk i kursyen thirrjet e shpeshta me tone të larta të zërit për t‘u bërë më të degjueshëm e më imponiës „ kriminelët në burg“ duke aluduar gjithmonë të pjestarët e UÇK-së,  e në veçanti të Komandantët e Shtabëve dhe Krerët e Shtabit të Përgjithshëm. E vërteta e kësaj enigme të turpshme vazhdon të kamufllohët kryesisht nga taborrët e disa partive politike që tashmë janë të njohura për opinionin shqiptar të cilat vazhdimisht përpiqën ti thyejnë divergjencat në mes të popullit dhe UÇK-së. Narracionin që kanë arritur ta krijojnë kundër UÇK-së, kanë shkaktuar huti dhe përçarje në mes të rinisë e cila më shumë se kurrë ka nevojë me qenë e bashkuar dhe me u informuar saktësisht mbi të vërtetën rreth luftës së UÇK- së,  kur kihet parasyësh se ata janë e ardhmja e kombit tonë. Aq më i rënd bëhët fakti kur ky imazh i thyër shpesh vjen edhe nga krerët e Shtetit tonė : Presidentja dhe Kryeministri të cilët as pas dy viteve që ndodhën në paraburgim Krerët e Shtabit të Përgjithshëm të UÇK- së, nuk ju ofruan mbrojtje në Shtetin e tyre për të cilin luftuan dënjësisht pa luftën e të cilëve ata nuk do të ishin në pozitat që kanë sot. Heshtja çycare e tyre para një aktakuze kaq të rëndë jep për të kuptuar shumçka. Sado që ata sot e kanë të mbushur gojën me fjalë patriotike  dhe po i përdorin si opium për masën e gjër Shteti i brisht i Kosovës më shumë se kurrë po kërkon nga ta siguri e qendrushmëri  se ka filluar ta humb stabilitetin pikërisht nga  keq – qeverisja e tyre.

Këmbanat e alarmit po bien ….mjerisht edhe pas një shekulli luftë e përpjekje të këtij populli për çlirim e bashkim kombëtar NE si komb vazhdojnë të na përcjellin vargjet e elegjisë së Fan S. Nolit : “Nëno moj, vajto merr malin, larot ta përmbysën djali”.

Kontrolloni gjithashtu

TAMARA SPAIĆ:  Enver Petrovcit i vjen turp që është gjallë, ai mbante varur foton e Slobodan Milosheviqit

TAMARA SPAIĆ: Enver Petrovcit i vjen turp që është gjallë, ai mbante varur foton e Slobodan Milosheviqit

Enver Petrovci: Millosheviçi na modernizoi të gjithëve, ne pamë botën. Faleminderit përgjithmonë.  Për shkak të …