Kryetari Ramosaj vizitoi një pjesë të memorialeve që Komuna e Deçanit i ka ndërtuar këtë vit

Kryetari i komunës së Deçanit Bashkim Ramosaj, me bashkëpunëtor, kanë vendosur që ta përmbyllin vitin me nderim për të kaluarën tonë, duke kujtuar luftën e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe të rënët në përpjekje për çlirimin e vendit. Kryetari Ramosaj tha se, ishim sot te një pjesë e memorialeve që Komuna e Deçanit i ka ndërtuar këtë vit. Me këtë rast më lejoni që për të gjitha familjet e dëshmorëve dhe martirëve të kombit, invalid e veteran të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, të bëjmë një urim nga zemra për vitin 2023, suksese, fat e mbarësi në familjet tuaja.

Lavdi të rënëve për atdhe, ka thënë kryetari Ramosaj!

Mund të jetë një imazh i 2 persona, pemë, mur me tulla dhe ambiente të jashtme

Kontrolloni gjithashtu

Në komunën e Ferizajt u publikua raporti për vlerësimin e nevojave të rinisë për vitin 2024

U publikua raporti për vlerësimin e nevojave të rinisë për vitin 2024, në komunën e …