Prof. Selver Islami: Lëvizjet çlirimtare në mes realitetit, sinqeritetit, imagjinatës, fantazisë, improvizimeve dhe falsifikimeve! I

Prof. Selver Islami: Lëvizjet çlirimtare në mes realitetit, sinqeritetit, imagjinatës, fantazisë, improvizimeve dhe falsifikimeve! IV

Kështu që me punë intensive në 6 mujorin e parë të vitit 1991 arritën që t‘i gjejnë dhe t’i mbledhin anë e kënd atdheut burrat e vendit që ishin të gatshëm “për flamur e për Atdhe me ba dekën si me le”. Kështu që bërthamën e parë të lëvizjes së armatosur e shpërndanë nga Prekazi në Dukagjin e në Llap të Sali çeku e Zahir Pajaziti dhe bashkuan mendjen dhe forcën e në muajin tetor të vitit 1991 fillon kontingjenti i parë për në stërvitje ushtarake në Shqipëri i prirë nga Sali Çeku e Zahir Pajaziti ndërsa i dyti në muajin nëntor të vitit 1991 i prirë nga Adem e Murat Jashari, këto stërvitje për t‘i shëndrruar në praktikë, dhe për ta provuar armatimin që kishin sjellë nga Shqipëria në ,natën e 30 dhjetorit të vitit 1991 e mësynë forca të mëdha paramilitare Prekazin heroik dhe kullat e Shaban Muratit për ta matur forcën dhe, për t‘i çrrënjosur arkitektët e themelimit dhe të krijimit të një ushtrie çlirimtare më të re në botë,

Por ata gabuan dhe u thyen keq dhe u zmbrapsën nga forca dhe ora e kullave të Prekazit, nga pushkët e Shaban Muratit dhe bijve të Tijë Rifat,Hamëz e Adem Jashari.30 dhjetori i vitit 1991 ishte ararm ushtarak, për të gjithë shqiptarinë dhe ata bijë shqiptari se,ora e madhe e historisë po ofrohej e po troket në ndërgjegjen e kryengritësve të pa nënshtruar. Ndërsa udhëheqësve, kryetarëve e bashibuzukëve të partive dhe organizatave politike, t‘ia vuajn gishtin kokës dhe të reflektojnë se me hasmin shka dialogu i vetëm eshtë gryka e pushkës.

Në këte kontekst, a mund të imagjinoj kush se kur, kush dhe ku u krijua dhe lindën xixat e para të ushtrisë më të re në botë ?

Kush mundë të konstatojë e të bindet se ajo ushtri u krijua dhe themelua në sallonet e mërgimit nga një grup apo nga shumë grupe shokësh të LDK-së, LPRK-së dhe t‘ia mbushë mendjen, Shaban Jasharit dhe bijve të tij që të shkojnë në Shqipëri e, të stërviten dhe sjellin armatim mbi supet e tyre e më 30 dhjetor 1991 t‘ia futin flakën Serbisë. Prandaj lufta filloj në mes forcave serbe dhe ushtrisë së Atdheut tonë, pikërisht me këte datë dhe në këtë natë me 30 dhjetor 1991. Pra sikur të kishin qenë të vetëdishëm serioz të kthjelltë nga mendja e të pastër nga truri e ndërgjegjja dhe, të vendosur për luftën çlirimtare një apo më shumë organizata, apo një e më shumë parti të formuara si këpurdhat pas shiu ,nga 30 dhjetori i vitit 1991 që dhanë  alarmin ushtarak Shaban Jashari dhe bijtë e Tij deri në vitin 1997-98 kemi pasur  kohë të mjaftueshme të përgatitemi në të gjitha format dhe mënxyrët  që ta rrisim ,forcojmë ,financojmë ushtrinë që e formuan Shaban Jashari me bijtë e Tij Rifatin, Hamzën dhe Ademin. Deri sa Jasharët bënin përpjekje për ta rritur ushtrinë e Atdheut duke ra në kontakt me Zahir Pajazitin, Hakif Zejnullahun, Sali Çekun e djem tjerë trima të Atdheut, Bujar Bukuroshi hapi fondin e qeverisë së shtetit të Kosovës, duke i mashtruar e gënjye mërgimtaret se do mbledhin para per çlirimin e Kosovës,si njeri i ulët pa ndjenja e i pa cipë që ishte ai dhe Isa Mustafa, pas ramjes së 59 Jasharëve morën aksion me moton „ndihma për Drenicë“ dhe mbushën thasët me marka franga e dollar e, dreqi e martë vesh se ,si dhe ku i fshehën. Si rival i këti fondi u formua fondi vendlindja thërret nga fraksioni i LPRK-së ku edhe këta që e quanin vetën themelues të UÇK-së, nga 30 dhjetori 1991 e deri në kohën e luftës vazhduan me të njejtin avaz.

A thue ka turp apo mëkat më të madh, a ka gjest idiotësh e më të poshtër se as njëri e as tjetri fond nuk e ndihmuan Adem Jasharin as me një DM ,duke e patur para sysh dhe duke qenë mirë të informuar se nga 30 dhjetori 1991 ,Ai së bashku me ushtrinë e Tij, babë Shabani e vëlla Hamzën e me të gjithë anëtarët e familjes qëndrojnë si meteor të pa lëkundur në Prekaz, Drenicë e në Atdheun e robëruar.

Nëse atëbotë nuk u ka ra ndërmend se ku është Prekazi, athua sot u vjen për turp atyre që po rrahin gjoks se e formuan UÇK-në e Shaban Jasharit me të bijtë e Tijë?

Pastaj divergjencat edhe në kohën e flakës së luftës, kur dikush lexon librin e Ramush Haradinaj i cili thotë se ndihmën me armatim Xhavit Haliti na kushtëzonte me dëgjueshmëri, mere me mend se  shantazhoheshin luftëtarët e vijës së parë të frontit, apo nëse e dëgjon me vëmendje intervistën e Fatmir Brajshorit, në yotube të vije me qa si fëmijë se çfarë kërkese i bëjnë shtabistët e Rognerit, “Fatmir Mos i dërgo paratë andej, por vetëm të ne, dhe ti Fatmir nuk duhesh të flasësh sepse din shumëçka, e në këmbim do të kesh një post pas çlirimit të vendit. Mos të flasim për intervistën e Ilir Krasniqit vëllai i heroit të kombit Ardian Krasniqi, edhe pse kishin kontakt me strukturat e LPRK-së, i cili deklaron se, deri sa qëndronin në Tropojë e Tiranë, grupi gueril i Ardianit ,ata vuanin edhe per bukën e gojës, ata strehoheshin te të afërmit e tyre në Tropojë e në banesën private që e kishte blerë Ilir Krasniqi me djersën e ballit në Tiranë. Pra sikur mos të ishte nënçmuar nga karrieristët, bajraktarët,  bashibuzukët, dallkaukët e lluftiguzët që thirreshin në emër të Atdheut, lufta e shenjët e popullit tonë nga 30 dhjetori i vitit 1991 e deri në vitin 1997-98 ishte përgatitur e organizuar, në të gjitha segmentet e një ushtrie të mirëfilltë çlirimtare, do ishte bërë një luftë në të gjitha tokat e pushtuara, nuk do kishte nevojë per themelimin e UÇPMB-së në mënyrë që prap Lugina të ngelet nënë Serbi e të boshatisej fare nga shqiptarët, do ishin korrë suksese në të gjitha segmentet ushtarake e Serbisë do i kishte shkuar gjëma të dera një milion here më shumë, e ,nuk do kishte nevojë në mars-prill 98-të çdo bashkësi lokale të organizohej nëpër fshatra e të shkoj të mari armë me mjete vetanake në Shqipëri e nuk do kishte nevojë të intervenoi pakti NATO e as pakti DITA, e,  sot nuk do të ishte biseduar per veriun e Mitrovicës e as për Kosovën Lindore, por për pjesët e boshatisura shqiptare në sanxhakun e Nishit.

Ndërsa nga ana tjetër demagogu me damkë, mashtruesi e legeni më i poshtër i të gjitha kohërave Bujar Bukoshi në një demonstratë në Bonn të Gjermanisë, deklaron para demonstruesve, se qeveria e Kosovës e ka ministrinë e mbrojtjes, dhe i ka të gatshëm 500 mijë ushtarë, që ishte e vetmja mënyrë që sa ma shumë të mashtroj e vjelë mërgimtarët e gjorë dhe ti mbushë valixhet me marka, franga e dollar, dhe duke i derdhë të shtabistët e Rognerit jo për të mirën e Atdheut por, për tu siguruar vetën e tij që pas luftës të kthehet i sigurt e pa vesvese ne Prishtinë për ta menaxhuar kusurin e mbetur nga djersa e popullit.

Në mërgim luhej i njëjti avaz si çdo here, grupet e caktuara aty ku kishin ndikim sabotonin dhënien e ndihmave në fonde të caktuara, duke mos ditur se Bujar Bukuroshi ishte shndërruar në të vërtet një (leshko) i shtabit të Rognerit. Ndërsa tani është tepër vonë dëshmia dhe vërtetësia e Ibrahim Kelmendit ne shkrimet e tija për Zekën, sepse ai(Zeka) kurë doli në mërgim qe deklaruar para shokëve tanë se edhe pse me nxjerrën jashtë ata të poshtërit unë dua t‘i tradhtoj dhe do veproj për Atdhe.

Thënë të drejtën qo mos t‘u hyhet në hak rreth fraksionit të LPRK-së ishin pozicionuar një armatë goxha e madhe e djemve patriot e të sinqertë të cilët mërguan pas viteve të 90-ta,disa nga të burgosurit që ishin liruar nga burgjet jugosllave gjetën strehim aty, edhe duke menduar se e sigurojnë azilin më lehtë por edhe që gjenin vetën e tyre se paku të një organizatë që ishte ndërtuar mbi gërmadhat luftës së grupeve e grupashëve,dhe ishte organizata më idealiste dhe duke menduar se aspiratat dhe amanetin e popullit tonë do ta çoj në vend e nuk do ta lejë në gjysmë të rrugës, duke i bashkuar trojet shqiptare, sepse thirrej që ishte lëvizja e trashëguar nga Jusuf e Bardhosh Gervalla e Kadri Zeka, dhe kjo organizatë nuk do të dështojë kurrën e kurrës dhe, nuk do të bëjë tregti me parimet themelore e programore të organizatës, sepse organizata ka pararojën e sajë si kokë të organizatës dhe do ta drejtoj drejt shtigjeve të sigurta e drejt fitoreve të reja, dhe që nuk ishin të bindur se koka e organizatës shkrihet një ditë në trupin e sajë dhe, trupi do të udhëtoj pa kokë deri në një mbledhje të këshillit në Prizrenin e Avdyl Frashërit ku de facto pa e përmbushë amanetin e të rënëve, duke e lënë Kosovën lindore nënë Serbi e duke e lënë Tetovën e Rafi Halilit nën Maqedoninë e Gligorovit atëherë kur Atdheut të ndarë në gjashtë shtete i duhej më së shumti, atëherë kurë tereni, dhe kushtet e përgjithshme janë më të favorshme se kurrë për të luftuar e vepruar për një Shqipëri u shpartallua  sikur mos të kishte ekzistuar fare fraksioni i famshëm i LPRK-së.

Dhe meqenëse LPRK, kreu misionin, e çliroi Kosovën Lindore e çoj në vend amanetin e Dëshmorëve të 17 janarit dhe rrumbullaksuan, teorinë „Një Shqipëri e të gjithë shqiptarëve“ pas të gjitha këtyre sukseseve,tani sot e tërë ditën duhet të flenë në gjumë ose me të drejt sot të mblidhën e sorollatën  poshtë e lartë nostalgjikët e asaj kohe nëpër qendra të Kosovës,  duke shpalosur dhe evokuar kujtime ndër me të ndryshmet nëpër sallonet e mërgimit dhe, duke u djersitë për sukseset dhe „Çlirimin e bashkimin e trojeve tona.

Se si u çlirua Kosova, se si u çlirua dhe bashkua me nënën Shqipëri Kosova Lindore ,se si Tetova e Rafi Halilit hyri nënë ombrellën e shumëpritur Shqipëri, kremtojnë, festojnë dhe ndajnë qusa në shenjë mirënjohje aktivistëve që e lan edhe sot e kësaj dite Atdheun tonë nënë sundimin e Titistëve e Rankoviçistëve dhe bijtë e tyre, që Lugina e Preshevës mbeti nënë ushtrinë e Milosheviëit, ndërsa Fadil Hoxha alias Ali Ahmeti kur mori pushkën në dorë për bashkimin e trojeve shqiptare, e vërejti që kishte gabuar, dhe kur u ulë në karrigen e Gligorovit vendosi që Iliridën t‘ua falë maqendonëve dhe, për ti përforcuar akoma më shumë pozitat në atë karrige tradhtoi edhe shokët e ngushtë të tij Beg Rizaj dhe Mirsad Ndrecaj me shokë në Kumanovë.

Përfundim

Formimi i krahut të armatosur, me seli në Prekaz, nga babloku Shaban Murat Jashari me bijtë e Tij Rifatin, Hamzën dhe Ademin ne vitin 1990 dhe praktikisht me 30 nëntor 1991 ishte domosdoshmëri historike objektive për ngadhënjimin e amanetit të Shaban Polluzhës dhe brigadave të Tij, ishte amanet i gjakut të derdhur për liri nga viti 1945 e deri ne vitin 1999.

Thirrjes dhe kushtrimit të Jasharëve ju bashkuan pjesa djaloshare si Sali Çeku e Zahir Pajaziti, të cilët e deshën Atdheun e lirë me zemër e shpirt e jo me fjalë, prandaj kanë ngelur të pa dekoruar me gradat ushtarake të gjeneralëve sepse nuk ishin pjesë e as LDK-së e as LPRK-së, ndërsa më vonë kësaj lufte të shenjët ju bashkuan të gjithë ata djem që e deshën Atdheun më shumë se vetën e tyre, nga të gjitha partitë dhe organizatat që ishin shtresa e vegjëlisë nga Kelmendi e deri në Dropull.

Është e   vërtetë se krahun e armatosur të formuar në Drenicë, pikërisht në Prekaz, me emrin Ushtria Çlirimtare e Kosovës e pagëzoj fraksioni i LPRK-së si dhe logon dalluese me emrin UÇK-ë. Kjo nuk mund të mohohet.

Ndërsa me 17 nëntor 1994, nuk përjashtohet aksioni gueril i LPRK-së, por nuk është ditëlindja e UÇK-së deri sa UÇK ka një ditëlindje publike në fushën e betejës në Prekaz me 30 dhjetor 1991. Ku nga kjo datë e kjo ditë deri sa erdhi 5, 6, e 7 marsi 1998 për as një sekondë nuk u larguan nga Atdheu Ushtria nga 59 veta së bashku me komandantin legjendar deri sa të gjithë hynë në përjetësi dhe e lëkundën rruzullin tokësorë, që nga babloku Shaban Murati, Hamza, Ademi, Zahidja, Zarifja, Feridja,  Adilja, Selvetja, Hidajetja, Afetja, Valdetja, Liria, Igballja, Fatimja, Blerina, Blerimi, Kushtrimi, Igballi, Besimi, Fitimi, Fatimja, Ismaili, Avdullahi, Murtezi, Hajzeri,  Elhemja, Haliti, Ramizi, Ukshini, Shahini, Hajrija, Qerimi, Sala, Hamiti,Isaki, Alia, Sinani, Osman Geci, Afia, Sadiku, Hamdia, Elfia, Fatimja, Qazimi, Beqiri, Halili, Faiku, Sherifi, Nazmia,Hamdia, Kajtazi, Ajvazi, Smaili, Bujari, Bahtia, Blerimi,  Hanifja, Mihria dhe Sabrije Jashari.

Andaj edhe pse nga 30 dhjetori 1991 sa mund që thërriste për të ju bashkuar pushkëve të lirisë komandanti legjendar Adem Jashari  e bënë veshin e shurdhër dhe nuk ju përgjigjën thirrjes së kryelegjendarit,  as LPRK-ë e as LDK-ë me gjitha ministritë e mbrojtjes as me lek e as me pushkë!

Lavdi jetës dhe veprës së Jasharëve legjendarë,

arkitektë dhe themelues të ushtrisë më të re në botë!

Rroftë sa malet tona Rifat Jashari i cili është akoma në jetë për të dëshmuar se kufirin shqiptaro-shqiptar e thyen Sali Çeku e Adem Jashari!

Lavdi dëshmorëve të Atdheut!

Bujanoc,

Dhjetor 2022.

Selver Islami, bashkëpunëtor shumëvjeçar i sigurimit të Shtetit Shqiptar Detashmenti i zbulimit!

 

 

Kontrolloni gjithashtu

Ahmet Qeriqi: Kreu shtetëror kriminal serb paralajmëron NATO-n se nëse sulmon Jugosllavinë, duhet ta dijë se çka i pret shqiptarët. (22 mars 1999)

Ahmet Qeriqi: Kreu shtetëror kriminal serb paralajmëron NATO-n se nëse sulmon Jugosllavinë, duhet ta dijë se çka i pret shqiptarët. (22 mars 1999)

Sot është dita e tretë e ofensivës së përgjithshme të forcave ushtarake e policore serbe. …