Nga 30 gushti e deri më 8 shtator KFOR-i do të mbajë një Ushtrim për Trajnim dhe Stërvitje Operacionale

KFOR: Forcat serbe vë Veri duhet të kërkojnë leje për t’u afruar më shumë se një mijë metra nga kufiri me Kosovën

Forcat paqeruajtëse të NATO-s në Kosovë në një reagim ditën e sotme thonë se Forcat e Armatosura të Serbisë nuk kanë nevojë për autorizim nga KFOR-i që të lëvizin dhe stërviten në territorin e tyre. Megjithatë, në deklaratë sqarohet se ato duhet të kërkojnë leje për t’u afruar më shumë se një mijë metra nga kufiri me Kosovën. Deklarata e KFOR-it vjen pasi ministri i Mbrojtjes i Serbisë, Milosh Vuçeviç dhe shefi i Shtabit të Përgjithshëm të Ushtrisë së Serbisë, Milan Mojsiloviç vizituan ditë më parë forcat serbe në rajonin e Rashkës, rreth dy kilometra larg kufirit me Kosovën. Kurse, sa i përket Forcave të Sigurisë së Kosovës, “KFOR njofton se vendosja e tyre, sipas marrëveshjeve ekzistuese, kërkon pëlqimin paraprak të komandantit të KFOR-it për të shkuar në veri të Kosovës. KFOR-i, në përputhje me mandatin e tij, mund të angazhohet me përfaqësues legjitimë të komunitetit lokal në veri të Kosovës si pjesë e këtij procesi të pajtimit.Po ashtu, Forcat paqeruajtëse të NATO-s kujtojnë palët u kanë qëndruar marrëveshjeve ekzistuese dhe u bën thirrje që të vijojnë t’u qëndrojnë.

Kontrolloni gjithashtu

Prokuroria Speciale konfirmoi arrestimin e Naser Hafizit, ushtrues detyre i Udhëheqësit të Autoritetit të Rajonit të Pellgjeve Lumore

Me urdhër të Prokurorisë Speciale ishte  zhvillua një aksion në Ministrinë e Mjedisit, Planifikimit Hapësinor …