Erhard Buhler

Erhard Buhler: Palët në dialog dhe në bisedime nga Kosova dhe Serbia duhet sa më parë të çarmatosen verbalisht

Ish-komandanti i KFOR-it, gjenerali gjerman, Erhard Buhler, një intervistë për Dojçe Vele  në gjuhën serbe, ka deklaruar se  palët nga Kosova dhe Serbia  duhet sa më parë të çarmatosen verbalisht. Kërcënimet nga njëra anë janë po aq të rrezikshme sa edhe kërcënimet nga ana tjetër. Ai tha se  para se Kosova dhe Serbia të merren me detaje teknike, duhet të merren me pajtimin mes vete. Përgjegjësi për këtë kanë të dyja palët, mirëpo më së shumti ajo serbe sepse në qeverinë e Serbisë kanë përgjegjësi edhe politikanët që kanë qenë aktivë në kohën e Millosheviqit. Kjo vlen edhe për politikanët në Kosovë, të cilët nuk duhet të punojnë tani për përshkallëzim, por për shtendosje  dhe pajtim. Nëse ky synim pranohet nga të dyja palët, dhe kjo është ajo për të cilën po përpiqet komuniteti evropian, atëherë natyrshëm do të pasojnë detajet teknike, theksoi mes tjerash gjenerali gjerman, Erhard  Buhler, në intervistën e tij.

Kontrolloni gjithashtu

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte, pritet ta vizitojë Kosovën më 11 mars

Sekretari i NATO-s, sfidon Moskën: “Ukraina vendos vetë për trupat në territorin e saj”

Sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte, ka reaguar ashpër ndaj kundërshtimeve të Rusisë për …