Kryetari i Shqipërisë, Bajram Begaj, ka kërkuar që bashkëpunimi në mes të dy shteteve të shtrihet në të gjitha fushat

Begaj: Shqipëria do të vazhdojë ta mbështesë Kosovën në rrugën e saj të integrimit euroatlantik

Kryetari i Shqipërisë, Bajram Begaj ka uruar që viti 2023 të sjellë më shumë begati, për të gjithë shqiptarët, kudo që ata ndodhen, në Shqipëri, Kosovë, Maqedoninë e Veriut, Kosovën lindore, Mal të Zi, arbëreshët në Itali dhe anekënd botës, kudo që ata jetojnë. “Duhet të jemi të vetëdijshëm për rolin tonë të pazëvendësueshëm si faktor stabiliteti dhe sigurie në hapësirën ku jetojmë. Situata e rëndë dhe e patolerueshme e krijuar në Veri të Kosovës duhet të marrë fund. Provokimet dhe gjuha e kërcënimeve nuk janë gjuha me të cilën mund të flitet, vetëm dialogu dhe respektimi i integritetit të Republikës së Kosovës janë rruga e vetme e zgjidhjes së problemeve. Shqipëria do të vazhdojë ta mbështesë Kosovën në rrugën e saj të integrimit euroatlantik, për anëtarësimin, sa më të shpejtë të saj në NATO dhe në Bashkimin Evropian” ka thënë mes tjerash, kryetari i Shqipërisë, Bajram Begaj.

Kontrolloni gjithashtu

Nazim Rahimi: Situata me pandeminë Covid-19 ka ndikuar në planifikimin e të hyrave në ARKEP

Kosova ende pa projektbuxhetin për vitin 2027, hendeku me Shqipërinë zgjerohet

Ndërsa Shqipëria planifikon buxhet prej 10.15 miliardë eurosh për vitin 2027, Kosova ende nuk ka …