Brickos

Këshilli i Bashkimit Evropian kërkon nga Kosova rritje të përpjekjeve për sundim të ligjit, s’ka asgjë të re për liberalizim vizash

Suedia mori nga Çekia kryesimin e Këshillit të Bashkimit Evropian

Suedia, dje nga Çekia ka marrë  kryesimin e Këshillit të Bashkimit Evropian, i cili do t’i zgjasë deri në fund të muajit qershor. Do të jetë kjo hera e tretë që Suedia vihet në krye të këtij institucioni. Anëtare e BE-së që nga viti 1995, ajo kishte kryesimin e radhës në vitin 2000 dhe në vitin 2009. Kryeministri i Suedisë, Ulf Kristersson, duke folur për prioritetet që do t’i ketë vendi i tij në krye të BE-së në gjysmën e parë të vitit 2023, tha se do të punojë për një “Evropë më të sigurt, më të lirë dhe më të gjelbër“. Këto tri pika, sipas tij, do të jenë themeli i prioriteteve të Suedisë gjatë kryesimit me Bashkimin Evropian. Duke iu referuar agresionit të Rusisë në Ukrainë, Kristersson tha se forcimi i kapaciteteve të mbrojtjes së BE-së, si dhe bashkëpunimi me NATO-n dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës do të jenë të domosdoshëm për të vazhduar dhënien e ndihmës për Ukrainën në të gjitha aspektet.

Kontrolloni gjithashtu

Lajçak

I dërguari i BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Lajçak, thotë se takimet do të mbahen kur palët të tregojnë gatishmëri për zgjidhje

I dërguari i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, nuk arriti  marrëveshje në takimin …