Forcat policore të Kosovës qëndrojnë 24 orë roje në një ndërrim për shkak të situatës së krijuar në veri

Corriere Della Sera: Situata në pjesën veriore të Kosovës është e ngjashme me gjendjen në rajonin lindor të Ukrainës, në Donbas

Gazeta autoritative italiane,  “Corriere Della Sera”, ka publikuar një artikull në të cilin e krahason situatën në pjesën veriore të Kosovës me gjendjen në rajonin lindor të Ukrainës, në  Donbas. Krahasimin  mes Kosovës e Donbasit e ka bërë më parë edhe  kryetari rus, Vladimir Putin. Ai madje ka përmendur edhe vendimin e Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë më 2010 për pavarësinë e Kosovës për ta justifikuar njohjen e pavarësisë së rajoneve Donetsk e Luhansk të Ukrainës. Ish-ambasadori i Serbisë në Bjellorusi, Dukiq, ka thënë se ky krahasim nënkupton se Putini, në të vërtetë, e njeh Kosovës si shtet të pavarur. Pavarësisht nga kjo konteksti i shpalljes së pavarësisë së Kosovës dhe rrugëtimi i vendit tonë deri më 17 shkurt 2008 dallon shumë nga historia e rajonit lindor të Ukrainës. Gazeta italiane  shkruan se Serbët dhe shqiptarët  janë sërish afër një konflikti të ri të armatosur. Duke vëzhguar situatën mund të imagjinohet se si do të jetë Donbassi pas 30 vjetësh. Koha në Ballkan është gjithmonë rrethore, ku gjithnjë rikthehet në pikën zero, atë të pikënisjes. Plagët ataviste dhe gabimet e fundit ndezin gjahun e hakmarrjes. Nacionalizmi ndezës është valuta e momentit. Serbët dhe shqiptarët  janë afër një konflikti të armatosur. Serbia e rreshtoi ushtrinë afër kufirit me Kosovën. Kufi ky që definohet si “administrativ”, meqë shteti serb nuk e njeh pavarësinë e Kosovës, që u fitua pas luftës së vitit 1999.

Kontrolloni gjithashtu

Memli Krasniqi: Një marrëveshje me Serbinë, pa njohjen në qendër, do të zgjasë procesin e dialogut dhe status-quonë në Kosovë

Memli Krasniqi: PDK-ja asnjëherë nuk ka pasur vija të kuqe me asnjë subjekt tjetër politik, nuk ka as me Vetëvendosjen

Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi, pas pajtimit me kërkesën e Albin Kurtit për mundësinë e  …