Kryetari i Shteteve të Bashkuara të Amerikës Joe Biden, po qëndron për një vizitë në Meksikë. Kjo është vizita e parë e një presidenti amerikan në këtë vend në nëntë vitet e fundit. Vizita e Bidenit në Meksikë vjen në kohën e rritjes të shkëmbimit tregtar midis dy vendeve, por edhe shqetësimeve në rritje të SHBA-së për emigrimin e parregullt dhe një numër historik të vdekjeve nga mbidoza e drogës. Presidenti amerikan u prit në Aeroportin Ndërkombëtar “Felipe Angeles” nga homologu i tij meksikan Andres Manuel Lopez Obrador me nderimet më të larta shtetërore. Të dy homologët do të zhvillojnë një takim dypalësh të hënën dhe një ditë më pas do të mbahet samiti “Tres Amigos” së bashku me kryeministrin kanadez, Xhastin Trado. Para vizitës së tij në Meksikë, Biden udhëtoi në El Paso, në shtetin amerikan të Teksasit, që është vizita e tij e parë në kufirin SHBA-Meksikë që nga marrja e detyrës.
Kontrolloni gjithashtu
Kryeprokurori i Prishtinës reagon pas incizimit të publikuar: “Askush nuk qëndron mbi ligjin”
Kryeprokurori i Prokurorisë Themelore në Prishtinë ka reaguar pas publikimit të një audio-incizimi nga portali …