Më shumë se 20 u vranë dhe rreth 50 të tjerë u plagosën nga tri sulme me bomba dhe dy sulme vetëvrasëse në Bagdad

Më shumë se 20 u vranë dhe rreth 50 të tjerë u plagosën nga tri sulme me bomba dhe dy sulme vetëvrasëse në Bagdad

Sulmet e sotme në Bagdad erdhën pasi forcat irakiane dhe policia shiite kanë nisur luftimet kundër militantëve të Shtetit Islamik, në Felluxha, fortesën e tyre në perëndim të kryeqytetit. Dymbëdhjetë persona u vranë dhe më shumë se 20 të tjerë u plagosën kur një makinë bombë shpërtheu në rrethin verior të Bagdadit, shkruan Reuters. Tetë u vranë dhe 21 u plagosën nga një sulm vetëvrasës ku shpërtheu një makinë e mbushur me eksploziv pranë një ndërtese qeveritare dhe një stacioni të policisë në Tarmija, një lagje kryesisht sunite e cila gjendet në veri te Bagdadit.

Kontrolloni gjithashtu

Anu Prattipati viziton veriun – mesazh Qeverisë së Kosovës: Siguroni jetesë paqësore për të gjithë qytetarët

Në mes të tensioneve të fundit në veri të Kosovës, pas mbylljes së disa zyrave …